Ekskluzive: Shumë befasi, ja disa nga emrat e LDK-së për deputetë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar për kryeministre Vjosa Osmanin, me synimin që t’i fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor, si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
“Kosova Sot Online” nga burime të saj brenda LDK-së, ka arritur që të sigurojë disa nga emrat e kandidatëve për deputetë që pritet të jenë në listën e LDK-së.
Bartëse e listës do të jetë e nominuara për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit ishte në numrin 81 dhe kishte arritur që të fitojë mbi 60 mijë vota, duke u bërë gruaja më e votuar në Kosovë.
E sot Vjosa Osmani ka paralajmëruar se në listën e LDK-së nuk do të jetë asnjë kandidat ka ndonjë aktakuzë të ngritur, duke bërë që nga kjo garë të ‘përjashtohet’ Naser Osmani, i cili është i akuzuar për fondin e 3 %.
Poashtu në listën e LDK-së pritet të jetë edhe një anëtar nga familja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, por ende nuk është vendosur se kush do të jetë, vajza Teuta, apo njëri nga djemtë, Uka apo Mendimi.
Ja disa nga emrat e kandidatëve të LDK-së:
Vjosa Osmani
Kujtim Shala
Avdullah Hoti
Anton Quni
Driton Selmanaj
Lirije Kajtazi
Lumir Abdixhiku
Armend Zemaj
Mirjeta Kalludra
Doruntinë Maloku
Hykmete Bajrami
Arban Abrashi
Vlora Dumoshi
Fidan Rekaliu
Muharrem Sfarça
Ismet Beqiri
Selim Kryeziu
Sali Asllanaj
Luan Gola
Shkumbin Gashi
Xhavit Ukaj
Ardian Shala
Nexhat Rexha
Florian Dushi
Xhevdet Çuni
Adem Salihaj
Fatbardha Emini
Hatim Baxhaku
Valentina Bunjaku-Rexhepi
Imet Rrahmani
Zef Morina
Korab Sejdiu
Ilir Ferati
Shkëmb Manaj
Besart Dreshaj
Kujtojmë se partitë politike kanë kohë deri më 6 shtator që në KQZ t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë.
(Kosova Sot Online)