Shembull i demokracisë: Partia italiane ua mundëson anëtarëve të vendosin për koalicion

  • 03 September 2019 - 14:12
Shembull i demokracisë: Partia italiane ua mundëson anëtarëve të vendosin për koalicion

Anëtarët e Lëvizjes “Pesë Yjet” në Itali janë duke votuar përmes internetit në lidhje me hyrjen në koalicion me Partinë Demokratike, e cila ka qenë tradicionalisht rivale e kësaj lëvizjeje.

Dy partitë e publikuan planin e përbashkët politik, i cili do të shërbejë si bazë për koalicionin e ri qeverisës. Ata e kanë vendosur çështjen e buxhetit në krye të agjendës së tyre.

Rivalët e vjetër janë pajtuar që të formojnë administratë të re para se të vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat po kërkohen nga partia e së djathtës ekstreme, “Lidhja”, e cila doli nga koalicioni me Lëvizjen “Pesë Yjet” muajin e kaluar. 

Rreth 100 mijë anëtarë të regjistruar në faqen zyrtare të Lëvizjes “Pesë Yjet” në internet kanë mundësi të votojnë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites së të martës për t’u përgjigjur në pyetjen: “A pajtoheni që Lëvizja “Pesë Yjet” ta formojë qeverinë së bashku me Partinë Demokratike, me Giuseppe Conte-n si kryeministër?”

Në kohën kur procesi i votimit është duke u zhvilluar, partitë  e publikuan një program me 21 pika, të cilat do ta përcaktonin koalicionin e mundshëm. Në krye të listës është zotimi për përdorim të buxhetit të vitit të ardhshëm për rritje ekonomike, pa i rrezikuar financat publike.

Italia është vend i dytë me borxhin më të lartë në Bashkimin Evropian dhe me këtë marrëveshje kërkohet që BE-ja të mundësojë më shumë fleksibilitet në mënyrë që të tejkalohet vështirësia që vjen nga buxheti i kufizuar, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)