Shkuan në Francë për pushime, çifti britanik u shokua nga ajo çka gjeti në makinë kur u kthye në shtëpi

  • 04 September 2019 - 15:16
Shkuan në Francë për pushime, çifti britanik u shokua nga ajo çka gjeti në makinë kur u kthye në shtëpi

Një çift britanik udhëtuan për në shtëpi nga Franca, ku po i kryenin pushimet, vetëm për të zbuluar se një emigrant ilegal, 17 vjeçar ishte fshehur në kutinë mbi makinën e tyre.

Simon Fenton, 57 vjeçar, e parkoi makinën e tij Shkoda në Nejuburi të qytetit Berkshire, ku nga aty e dëgjoi gruan e tij Sallyn, teksa bërtiste shumë. Ajo së pari e pa një këpucë, e pastaj dëgjoi se brenda lëvizte diçka.

Ata e panë më pas një dorë që doli nga kutia, e më pas doli edhe djali i cili filloi të fliste gjuhën holandeze dhe gjermane. Çifti e zbuluan më pas se djaloshi ishte 17 vjeçar nga Egjipti.

Ata e lajmëruan policinë e cila arriti në vendin e ngjarjes dhe e dërguan djaloshin në qendrën e azilkërkuesve.

(Kosova Sot Online)