Kush është gruaja misterioze e Matthew Palmer që Daçiq e përmend?

  • 04 September 2019 - 17:55
Kush është gruaja misterioze e Matthew Palmer që Daçiq e përmend?

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka nxitur një debat në gjithë hapësirat diplomatike pasi që gjatë një takimi në Bled të Sllovenisë e ka përmendur prejardhjen serbe të gruas së Matthew Palmer, i cili para pak ditësh është emëruar i dërguar special i SHBA’së në Ballkanin Perëndimor.

Teksa ka folur në panel, Daçiq ka thënë se e njeh Palmerin prej disa vitesh por ka shtuar se “nuk pret asgjë nga ai”.

“Unë pres shumë nga gruaja e tij, që është nga ana jonë. Unë nuk e di nëse është nga Serbia, por është nra rajoni jonë. Dhe tek ne thonë “ nga është gruaja juaj, jeni edhe ju”, ka thënë shefi i diploamcisë serbe.

Por kush është gruaja misterioze e Matthew Palmer për të cilën flet kaq shumë Ivica Daçiq.?

Matthew Palmer para disa vitesh kishte treguar se si ishte njoftuar me gruan e tij, Danica Palmer,  për të cilën ‘telegraf.rs’, shkruan se ka lindur në Beograd, trasnmeton Gazeta Express.

Siç shkruan gazeta serbe, ata ishin njoftuar para disa vitesh kur Palmer punonte si këshilltar politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Beograd.

Një gjë të tillë Palmer e kishte zbuluar në një intervistë për mediat malaziase duke treguar se ishte takuar me Danica Damjanovic në Beograd, e më pas edhe është martuar me të.

“ E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beorad, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi nëj shtëpi në ‘Dobri Voda’ , ku e kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.

Danica Palmer ka gradën e doktoreshës dhe ka diplomuar në Universitetin e Beogradit për Shëndetësi, profesion të cilin e ushtron për më shumë se 20 vjet.

Gruaja e Matthew Palmer flet gjuhën serbe, kroate dhe spanjolle. Në fund mediumi serb thekson faktin se është e pamundur që të gjendet një fotografi e saj në internet.

(Kosova Sot Online)