Emri, ja kush është personi i dytë i vrarë në Lagjen e Spitalit

  • 05 September 2019 - 20:01
Emri, ja kush është personi i dytë i vrarë në Lagjen e Spitalit

Pak kohë më parë ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë.

Në QKUK kanë treguar për media se personi i dytë që ka vdekur është M.Rafuna, 47 vjeçar.

 “Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë Shpend Fazliu nga QKUK. 

Fazliu ka thënë se i plagosuri nuk ka mund t’i mbijetoi plagëve të marra.  “ Personi i vdekur është M. Rafuna”.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

Media ka raportuar se personi i parë që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

(Kosova Sot Online)