Eksperti i sigurisë tregon arsyet: Ja pse duhet hartohet ligji anti-mafia

  • 06 September 2019 - 07:47
Eksperti i sigurisë tregon arsyet: Ja pse duhet hartohet ligji anti-mafia

Marketet kosovare vazhdojnë të jenë të mbushura me produkte serbe, pavarësisht taksës 100% ndaj produkteve serbe...

Vendosja e taksës ndaj Serbisë fillimisht 10 % e më pas 100% ndaj produkteve të importuara,sipas analistëve ka pasur efekte pozitive, por edhe negative. E më e keqja është se edhe pse kanë kaluar muaj që nga vendosja e taksës ndaj shtetit serb, marketet kosovare vazhdojnë të jenë të mbushura me produkte serbe.

Image
Drizan Shala

“Sa i përket vendimit mbi vendosjen e taksës në produkte ushqimore edhe jo ushqimore serbe nga ana e qeveris së Kosovës kjo ishte reagim mbi një mori veprimesh të ndërmarr nga ana e qeveris së Serbisë në arenën ndërkombëtare siç ishte procesi i anëtarësimit në Interpol , një diplomaci të ashpër në ato shtete që Kosova ka krijuar marrëdhënien diplomatike duke shtyre ato shtete në aspektin medial politik të tërheqin njohjen ndaj shtetit të Kosovës. Pas vendosjes se këtij sanksioni bizneset në Kosove dhe fabrikat e prodhimit në Serbi filluan që të gjejnë rrugë alternative për të futur produktet e tyre në tregun kosovar përmes rrugëve kriminale klandistike. Por pa ndryshuar çmimin e tregut të ati produkti sepse këto grupe kriminale të biznesit fitim të tyre e llogarisin 18% e taksës normale të shitjes", tha Shala për “Kosova Sot Online”..E lidhur me këtë çështje për "Kosova Sot Online" ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas Shalës, në pjesën veriore të Kosovës vazhdon kontrabandimi i mallrave serbe.

“Në pjesën veriore të Kosovës kemi pasur disa aksione policore në koordinim me doganën e Kosovës për të kontrolluar, parandaluar dhe konfiskuar mallra dhe produktet të pa doganuara. Vetë fakti që kemi operacione të suksesshme në atë pjese kjo e dëshmon atë që produktet serbe vazhdojnë të kontrabandohen në atë pjesë. Institucionet e ligjzbatuese duhet që të hartojnë një strategji ndërinstitucionale në sekuestrimin dhe pastaj konfiskimin e pasurisë të fituar nga veprimet kriminale të atyre personave që janë arrestuar për gjatë operacioneve në të kaluarën dhe në të ardhmen”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Tutje, Shala potencoi se shteti duhet të hartojë dhe votojë një ligj kundër mafias.

“Edhe spektri politik duhet që të hartojë dhe votoj ligjin Anti-MAFIA dhe kështu të krijohet një bazë e qëndrueshëm në luftimin e kësaj dhe shumë dukurive tjera me karakter për krim të organizuar dhe korrupsion, dhe kështu Kosova të plotësojë kriteret e BE-se në rrugën e saj drejt integrimit në këtë mekanizëm”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

(Kosova Sot Online)