PDK e bindur: Do t’i marrim 30 përqind të votave

  • 06 September 2019 - 08:11
PDK e bindur: Do t’i marrim 30 përqind të votave

Zyrtarët e PDK-së Valdete Idrizi dhe Abelard Tahiri  në Debat Plus kanë dhënë parashimet e tyre se kush do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Tahiri dhe Idrizi kanë thënë se PDK do të dalë e para me 31 përqind. Partinë e dytë ata e kanë radhitur LDK-në, pastaj koalicionin AAK-PSD, të katërtën Vetëvendosjen.

Sipas zyrtarëve të PDK’së Nisma-AKR nuk do ta kalojnë pragun.

Sipas zyrtarëve të PDK’së kjo parti do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.

(Kosova Sot Online)