Vjen paralajmërimi: Nëse ndodhë kjo gjë, në Kosovë do të ketë tërmet politik

  • 06 September 2019 - 17:27
Vjen paralajmërimi: Nëse ndodhë kjo gjë, në Kosovë do të ketë tërmet politik

Miratimi i ligjit anti-mafia, një nevojë urgjente për Kosovën

Të gjitha qeveritë e deritanishme kanë dështuar që të miratojnë ligjin anti-mafia, i cili do të rregullonte çështjen e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme. Autoritetet kompetente deri më tani i kanë neglizhuar plotësisht procedurat e hartimit të këtij ligji.

Por, sipas analistëve politikë, deri më tani nuk kanë dështuar qeveritë të merren me këtë ligj, por ato nuk kanë dashur të merren me miratimin e ligjit anti-mafia.

Por a do të ketë guxim qeveria e re për reformimin e sistemit të drejtësisë në mënyrë që të konfiskohet pasuria të gjithë politikanëve pa dallim partie?

Në lidhje me këtë për "Kosova Sot Online", foli ekonomisti dhe njohësi i çështjeve politike, Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

"Që nga viti 2000, sidomos që nga Pavarësia e Kosovës, qeveritë nga ajo kohë e deri më sot jo që kanë dështuar, por besoj që as nuk kanë dashur që ta miratojnë ligjin ANTI-MAFIA, duke e ditur se shumica e deputetëve dhe ministrave kanë qenë dhe janë të përfshirë në korrupsion, fajde dhe krim të organizuar", tha Grapci për "Kosova sot Online".

Sipas tij, tha se qeveria e re krijohet pas 6 tetorit duhet shpallur luftë haptas luftimit të korrupsionit.

"Me krijimi e Qeverisë së re qe do te krijohet me zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk e di si do te reagojnë, por që Qeveria e rë duhet t’i shpallë luftë haptas luftimit të korrupsionit, nepotizmit dhe krimit te organizuar. Nëse me te vërtetë ndodhë kjo, atëherë në Kosovë do të ketë termet politik, ku shumica e partive politike do të shkunden deri në themel", tha Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Tutje, Grapci shpreson dhe beson që një lëvizje e re do të ndodhë pas 6 tetorit.

"Cila lëvizje do të jetë ajo, do e kuptojmë brenda 3 mujorit të parë të qeverisjes. Uroj që deputet e rinj që do inkuadrohen në parlament, ta ngritin zërin për drejtësi, për luftimin e krimit ekonomik etj, sepse rinia e sodit e kanë kuptuar që me këto lojëra të politikaneve që janë në politik që nga çlirimi i Kosovës, asgjë të hajrit nuk po bëjnë, veçse që po e shkatërrojnë dhe demoralizojnë qytetarin", ka përfunduar Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)