Vëllai kërcënon vëllanë për një pronë

  • 07 shtator 2019 - 12:07
Vëllai kërcënon vëllanë për një pronë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti e kishte kërcënuar vëllanë e tij përmes një SMS’i.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, deri te kërcenimi dyshohet të ketë ardhur për një çështje pronësore.

“Kline  06.09.2019 – 08:41. Është  arrestuar i dyshuari mashkull K/ Shqiptar i cili dyshohet se për shkak të një kontesti pronësor  përmes një SMS-i të dërguar e kishte kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull K-Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)