Ilir Deda publikon foton e shokut që vdiq gjatë fluturimit me parashutë në Prizren

  • 07 September 2019 - 17:25
Ilir Deda publikon foton e shokut që vdiq gjatë fluturimit me parashutë në Prizren

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren sot rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin, Artan Venhari.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti Ilir Deda.

“Shumë herët na la Artan Venhari! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjetë në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun!”, ka shkruar Deda.

Ndërkohë, rastin për media e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

Osmanolli ka thënë se personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Sipas Osmanollit, në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve rajonale të cilët po merren me rastin.

Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

 

Shumë herët na la Artan Venhari! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjetë në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun!

Posted by Ilir Deda on Saturday, September 7, 2019

(Kosova Sot Online)