Neo-nazisti zgjidhet kryetar i këshillit të qytezës në Gjermani

  • 09 September 2019 - 11:24
Neo-nazisti zgjidhet kryetar i këshillit të qytezës në Gjermani

Një anëtar i një partie të së djathtës ekstreme me lidhje neo-naziste është zgjedhur kryetar i një këshilli lokal në Gjermani.

Stefan Jagsch nga Partia Demokratike Kombëtare u zgjodh njëzëri administrator komunal në Altenstadt-Ëaldsiedlung.

Ai nuk kishte kundërkandidat dhe u zgjodh nga një bord me shtatë anëtarë, në të cilin bënin pjesë edhe përfaqësues të partive kryesore, përfshirë Partinë Kristian-demokrate të kancelares Merkel dhe Partinë Socialdemokrate të qendrës së majtë.

“Kjo gjë është e patolerueshme dhe plotësisht e papranueshme”, shkroi në Twitter Ralf Stegner, nënkryetar i Parisë Socialdemokrate. “Kjo është tërësisht e papërshtatshme me vlerat themelore të Partisë Socialdemorkate. Kjo e dëmton reputacionin e demokracisë sociale”, shtoi ai.

Sven Mueller-Winter dhe Lucia Puttrich, anëtarë të Partisë Kristian-demokrate në këtë qytezë, thanë se ndiejnë shok dhe mungesë totale të kuptimit nga zgjedhja e këtij njeriu në pozitën e kryetarit të këshillit lokal.

Ky politikan ishte bërë lajm i gazetave gjermane në vitin 2016, kur kishte pësuar aksident të rëndë me veturë dhe ishte shpëtuar nga disa refugjatë sirianë që ndodheshin afër vendit të aksidentit, shkruan “Independent”.


(Kosova Sot Online)