Policia arreston një person në Pejë, i dyshuar për vrasje në tentativë

  • 10 September 2019 - 08:59
Policia arreston një person në Pejë, i dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet për vrasje në tentativë.

“Lidhur me rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur me datë 02.09.2019, në rrugën “Eliot Engel” në Pejë. Policia e Kosovës- Hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arrestuar i dyshuari:
A.GJ. i lindur 1982 m/k/sh. 

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve.

(Kosova Sot Online )