Vjen parashikimi i rëndë për Qeverinë e re: Ja pse nuk do ta përmbush mandatin 4 vjeçar

  • 10 September 2019 - 20:01
Vjen parashikimi i rëndë për Qeverinë e re: Ja pse nuk do ta përmbush mandatin 4 vjeçar

A do të ketë fatin e njëjtë edhe qeveria në ardhje dhe a do ta përbush mandatin e saj katër vjeçar?

Kosova si duket nuk ka fat që një qeveri ta përmbush mandatin e saj deri në fund. Që nga paslufta, Kosova ka pasur gjashtë kryeministra në tetë mandate, dhe është për tu çuditur se si asnjëra prej qeverive nuk ka përfunduar mandatin kushtetues katër vjeçar.

Secila qeveri që nga 2001, ka bërë koalicione të ndryshme si për ta formuar qeverinë, ashtu edhe për të ngritur mocion mosbesimi.

Sipas analistëve, skema politike në Kosovë është bërë "mish mash" dhe shumica e partive kanë qenë në qeveri dhe janë të njohura për korrupsion, krim të organizuar e nepotizëm.

Por, a do të ketë fatin e njëjtë edhe qeveria në ardhje dhe a do ta përbush mandatin e saj katër vjeçar?

Lidhur me këtë, për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Qarri tha se fatkeqësisht qeveritë e korruptuara me disa dhjetëra zëvendësministra, asnjëra prej tyre nuk mundi ta përfundojnë mandatin, pasi brenda pesë vitesh vendi shkoi tri herë në votime, duke u kthyer në problem serioz dhe odisejadë të pafund për Kosovën.

"Madje sikur Kosovës të mos i mjaftonin as këto, mjerisht duket se fatin e njëjtë me qeveritë e deritanishme, do ta ketë edhe qeveria e ardhshme, për vet faktin se mu ata njerëz dhe segmente të dështuara politike që do duhej përfundimisht të lironin rrugë apo edhe largoheshin nga politikbërja, që t`ua mundësonin forcave të reja të vinin në pushtet dhe merrnin fatet e vendit në duart e veta, sërish garojnë edhe në këto zgjedhje, megjithëse asnjëra prej tyre, asnjëherë nuk mundën ta përmbushnin mandatin e plotë legjislativ", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, edhe në këto zgjedhje garojnë të njëjtit njerëz dhe po ato parti të kontaminuara, siç ka potencuar ai, kaq keq nga të inkriminuarit brenda radhëve të veta. 

"Të cilat përveç se nuk e përfunduan asnjëherë mandatin, akuzohen publikisht edhe për gjendjen e rëndë të krijuar në vend, për korrupsionin galopant, për nepotizmin dhe krimin e organizuar , Kosovën as që e pret fat më i mirë", tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Qarri shtoi se vet prezenca e po kësaj strukture të dështuar politike edhe në qeverisjen e legjislaturës së ardhshme, nuk e lejon shpëtimin e këtij vendi nga krimi e korrupsioni i organizuar.

"Por as udhëheqja qeveritare e shtetërore nuk mund të pastrohet nga kriminelët, të cilët tash e dy dekada e kanë kapur çdo institucion të shtetit, ndaj cilido që mund të jetë kryeministri apo kryeministrja e ardhshme, nuk do ta ketë guximin as kurajon nga ata, që ta zvogëlojë kabinetin as ti sigurojë vendit mirëqeverisje dhe fatkeqësisht do të jetë e njëjtë me këto te deritashmet, qeveri e krimit e zhvatjes dhe e korrupsionit", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)