Osmani: Pasqyra e vërtetë e Kosovës është rinia e saj

  • 10 September 2019 - 22:05
Osmani: Pasqyra e vërtetë e Kosovës është rinia e saj

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka takuar të rinjtë në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Në mesin e shumë të rinjve, ajo ka thënë se Qeveria e LDK-së do të bashkëqeverisë me të rinjtë duke shtuar se për LDK-në politika është bashkëveprim dhe bashkëveprimi me rininë është veprim për të ardhmen.

“Rinia është arsyeja pse kam garuar, ndërsa gara të cilën do ta bëj së bashku me rininë është arsyeja pse do të fitoj. Bashkë me ju do ta bëjmë betejën për shpresën, kundër krimit, betejën për qëndrimin në vend të ikjes dhe do ta fitojmë atë”.

“Në ditën e parë të punës në kryeministri, do t’i thërras organizatat rinore, për ta hartuar projektin tonë të përbashkët për shtet të të rinjve”, ka thënë Osmani.


(Kosova Sot Online)