Zbulohen faktet: Ja pse duhet të shkarkohet Thaçi nga pozita e presidentit

  • 11 September 2019 - 07:42
Zbulohen faktet: Ja pse duhet të shkarkohet Thaçi nga pozita e presidentit

“Nuk e besoj që ka dhe mund të ketë arsyetim më të fuqishëm sesa largimi i një personi nga posti i të parit të shtetit, i cili shtynë përpara agjendat serbe për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha Zeqa.

Institucionet e reja të Republikës së Kosovës, të cilat do të dalin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, top temë të agjendës politike në rrafshin diplomatik do të kenë vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Image
Florim Zeqa

Sipas analistëve politikë, afrimi i kësaj kohe, kërkon të hetohet gjithë procesi i dialogut të deritanishëm të udhëhequr nga Hashim Thaçi, dhe të nxirren e evidentohet shkeljet kushtetuese në këtë proces, në mënyrë që legjislatura e re ta nxjerr para përgjegjësisë, ta shkarkon nga pozita dhe të mos i lejohet vazhdimi i agjendës në dëm të shtetit të Kosovës.

Sipas analistit Florim Zeqa, nëse i bëhet një analizë krejt sipërfaqësore e bisedimeve të deritanishme, mundë të gjenden e mblidhen fakte të mjaftueshme që e argumentojnë shkeljen e rëndë kushtetuese dhe përgjegjësinë e Hashim Thaçit, e cila duhet të adresohet përmes Kuvendit dhe Gjykatës kushtetuese, për shkarkim.

“Mendoj se ka fakte dhe argumente të mjaftueshme që mbi bazën e të cilave Kuvendi i Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të duhej që me urgjencë t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe ta kërkon interpretimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga Hashim Thaçi në rastin e dialogut me Serbinë”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, sipas analistit Zeqa, tek Kushtetuesja do të varet shumë interpretimi i pavarur dhe profesional, nëse do të mundë të bëhet si i tillë apo nën ndikimin e Hashim Thaçit për ta nxjerr atë të pastër.

“Mirëpo mbetët e hapur dilema, cili do të jetë interpretimi i një Gjykate që drejtohet nga vetë presidenti Thaçi dhe pushtetarët aktualë. Në rastin e cenimit të territorit përmes dialogut me Serbinë dhe shkeljeve të kushtetutës nga ana e presidentit Thaçi, as që ka nevojë të merret mendimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se mocioni për shkarkimin e tij nga pozita e Presidentit të shtetit është i arsyeshëm dhe plotfuqishëm. Nuk e besoj që ka dhe mund të ketë arsyetim më të fuqishëm sesa largimi i një personi nga posti i të parit të shtetit, i cili shtynë përpara agjendat serbe për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, ai thotë se tani pas zgjedhjeve, fati i Kosovës dhe shpëtimi nga rreziku i ndarjes, mbetet në duart e legjislaturës së re dhe të Gjykatës Kushtetuese, nëse do të marrin vendim të drejtë për të konstatuar dhe gjykuar shkeljen e Kushtetutës nga i pari i vendit.

“Eliminimi i një rreziku të tillë për shtetin duhet të veprim i parë dhe i domosdoshëm i legjislaturës së re të kuvendit. Në të kundërtën, deputetët me ose pa vetëdijen e tyre do të shndërrohen në zbatues të marrëveshjeve fatale për vendin”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)