Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kosova drejt rrugës së Greqisë

  • 11 September 2019 - 15:06
Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kosova drejt rrugës së Greqisë

Grapci: Nuk ka rritje të ekonomisë në Kosovë pa u arrestuar fajdexhit, të korruptuarit dhe kriminelët...

Ekonomia kosovare, sipas analistëve politikë çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit të plotë, si pasojë e udhëheqjes nga politikanët e kriminalizuar. Tash me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, analistët thonë se pushtetarët të uritur për vota, e kanë harruar zhvillimin e shtetit dhe gjendjen e rëndë të kosovarëve.

Analisti dhe njohësi i ekonomisë, Dardan Grapci thotë për “Kosova Sot Online”, se ekonomia kosovare është duke mbajtur nga një fije, që sipas tij, është diaspora.

Image
Dardan Grapci

"Mos të kishin bashkë-atdhetarët tanë nga Diaspora ekonomia kosovare do ta kishte sjelle vetëm një rezultat. Ku ky rezultat do ishte fatal për shtetin dhe popullin. Varfëria në Kosovë ka qenë thuajse çdo herë, por këto 19 vitet e fundit më së shumti janë prekur shtresa e ultë apo banoret në zonat rurale, nëpër ato zona ku një veturë mezi mund të kalojë, sipas një raporti të para disa viteve në Kosovë, në zonat rurale jetojnë mbi 10% e qytetareve vetëm me 1 euro në ditë, kurse në qytet me 3 euro në ditë", tha Grapci për "Kosova Sot Online”.

Tutje, Grapci shtoi se pushtetarët të cilët janë në politikë, e kanë keqpërdorur lirinë e qytetarit, duke i dhënë ryshfet vetëm sa për t’ua dhënë votën.

"Por sot është një situate krejt, me këta qytetare nuk janë ata te para 20 viteve, por janë rinia të cilët e kane kuptuar qe me pushtetarët e kriminalizuar nuk e kane vendin ne politik, por jashtë saj", tha Grapci.

Sipas tij, nëse Qeveria e re nuk ndërmerr masa për parandalimin e ikjeve të qytetarëve nëpër shtetet e BE-së, atëherë Kosova do ta ketë fatin e njëjtë sikur Greqia. 

"Nëse Qeveria e re nuk e harton një plan për krijimin e vendeve te reja të punës ne sektorin publik, nëse Qeveria e re nuk i arreston fajdexhi, të korruptuarit, kriminelet të cilët janë prapa shumë krimeve, të dyshuarve politik për tenderë miliona euro etj, unë them që Kosova do ta ketë fatin e njëjtë sikur ajo e Greqisë që i ka ndodhur para disa viteve. Nëse nuk rregullohet ligji, statuti dhe kushtetuta në Kosove, lirisht dhe haptas mund te deklarojmë pa frikë, se Kosovën po e udhëheq mafia", përfundoi Dardan Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)