Për herë të parë i hiqet pasaporta zvicerane një të huaji me dy shtetësi

  • 11 shtator 2019 - 19:08
Për herë të parë i hiqet pasaporta zvicerane një të huaji me dy shtetësi

Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) i ka hequr për herë të parë shtetësinë zvicerane një personi me dy shtetësi.

Kjo ka ndodhur pasi që personit në fjalë i ishte shqiptuar një dënim me burg shumëvjeçar për shkak se kishte bërë propagandë për një organizatë terroriste islamike dhe kishte rekrutuar luftëtarë për të, thuhet në një komunikatë të SEM.

I dënuari kishte përkatësi shtetërore turke krahas asaj zvicerane.

Sipas SEM me veprimet e lartpërmendura, janë përmbushur kushtet për marrjen e masës në fjalë.

Sipas Ligjit Federal, (Neni 42) pasaporta zvicerane mund t`i mefrret një personi me dy shtetësi kur ai u shkakton dëme të konsiderueshme interesave dhe imazhit të Zvicrës dhe me këtë rrezikon edhe sigurinë e vendit.

Krahas të drejtës së shtetësisë në nivel federal, personit të përmendur do t`i hiqet edhe po kjo e drejtë në nivel kantoni dhe komune.

Personi në fjalë ka të drejtë që vendimin e SEM ta kundërshtojë përmes ankesës në Gjykatën Federale Adminsitrative të Zvicrës.

Në fillim të qershorit të këtij viti, Këshilli Federal në përgjigjen e dhënë një interepelance në parlament kishte theksuar se aktualisht autoritetet federale ka të identifikuar rreth 12 persona me dy shtetësi, të cilët janë të dyshuar se janë të përfshirë në krime në kuadër të aktiviteteve terroriste.

(Kosova Sot Online)