Flet eksperti i sigurisë, tregon pse nuk u bë ligji që i frikëson të gjithë

  • 12 September 2019 - 07:46
Flet eksperti i sigurisë, tregon pse nuk u bë ligji që i frikëson të gjithë

Kosovës i duhet urgjentisht ligji anti-mafia, mirëpo shteti ynë ende vazhdon të mos ketë një ligj të tillë...

Miratimi i këtij ligji, ka qenë njëra ndër kërkesat e ndërkombëtarëve për Kosovës. E sipas analistëve dhe njohëseve të zhvillimeve politike dhe të sigurisë, miratimi i ligjit anti-mafia shumë politikanë do t’i sillte në “Binar”, pasi që me kët ligj do të sekuestrohej dhe konfiskohej pasuria të cilën e kanë bërë në mënyrë të paligjshme.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim për “Kosova Sot Online” tha se qeverisja e UNMIK-ut pas luftës, në shumë raste është pjesëmarrëse në instalimin e gjendjes inkriminuese në të gjitha poret e jetës, e cila është trashëguar pas luftës deri në shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt 2008.

”Është e kuptueshme se kësaj situate inkriminuese ia kanë ndihmuar rraha gjokset komandanta që e kanë çliruar Kosovën“ sepse nga skamnoret sikur që ishin ata, sot ata janë multimilionera, dhe gjatë gjithë asaj periudhe e deri më tani mbasi e kanë marrë shtetin nën kontroll, i kanë emëruar ata që ju kanë konvenuar në postet e larta të gjitha institucioneve dhe tash i kanë nën kontroll udhëheqësit kryesor të institucioneve të shtetit të Kosovës, sepse të parët e këtyre institucioneve i kanë përzgjedhur dhe i kanë emëruar në ato poste, dhe ajo më interesantja është se të gjithë ata të parët janë më gjallota të mëdha në ato poste, sepse po nuk i kanë kryer ato detyra mirë, menjëherë i ndërrojnë dhe i komprometojnë me ato gjallota që i kanë dhe shantazhet që i kanë përgatitur e që i mbajnë si rezerve nëse tregohen jo të dëgjueshëm për ta”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online.

Sipas tij, është e qartë pse deri me tani kanë dështuar të gjitha qeveritë e deritashme që ta miratojnë ligjin anti-mafia.

“Tani kur janë shpallur zgjedhjet e reja për një qeverisje të re të cilën e presin detyra të vështira dhe të dhimbshme,sikur që komentohen edhe nga ndërkombëtarët, që i kanë emëruar diplomatët ndërkombëtar të shteteve mike të Kosovës, sikur SHBA për tu ndihmuar në këto procese për ndërmjetësim të bisedimeve dhe deri në njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, e që parashihet si prioritet i bisedimeve të jenë këto marrëdhënie mes këtyre dy shteteve, si për demarkacionin e kufijve mes tyre, asociacionin e komunave serbe e shumë çështje tjera që presin për tu zgjedhur, si ato të luftës e mbas sajë, që janë në interes të zgjidhjes së tyre për qytetarët e Kosovës, si dëmet e luftës, djegiet e pasurive të patundshme si shtëpi e pasuri tjera, gjetja e të zhdukurve e shumë çështje tjera të interesit kombëtar”, shtoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Tërnava thotë se nuk priten ndryshime as nga qeveria e re për miratimin e ligjit anti-mafia.

Image
Hajrulla Tërnava

“Sipas zhvillimeve të zgjedhjeve që duhen të ndodhin sikur kanë filluar të lëvizen dhe të propagandohen, nuk duhet të pritur ndryshime të mëdha në qeverinë e re, ashtu si pritet dhe ashtu si e donë populli. Kjo qeveri që do të formohet mbas zgjedhjeve, prioritet do ti ka bisedimet me Serbinë, prandaj ata që me veprime jo ligjore janë pasuruar në mënyra enorme as qe do të merren me reformimin e sistemit të drejtësisë, sepse askush nuk ka dëshirë që ta shkurtoj degën ku është vet i ulur, me një fjalë askush s'ka dëshirë nga ata të shkoj në burg me veprimet e veta, ata duan që sa ma gjatë të zgjat kjo amulli që ti shijojnë ato multi miliona”, ka thënë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

“Pushtet do të vijnë prapë të ngjashëm qeveritar si deri më tani,dhe ata do e kane prioritet bisedimet me Serbinë. Në pasurimin ma të madh multi milionësha marrin pjesë politikanët e partive që më së shumti kanë qëndruar në pushtet, sidomos komandantët e luftës që më shumë veprime të pas luftës e kanë vjedhë këtë vend dhe shumë pasuri shoqërore i kane shndërruar në pasuri private të tyre e sidomos tokat e kooperativave të atij sistemi i kanë bërë prona të tyre dhe çdo tender milionash e kanë përvetësuar në forma të ndryshme, me ndërtime dhe tjera mënyra të përfitimeve që tani jo vetëm ata, por të pasur i kane edhe farefisninë e tyre, e sidomos me punësime në firma ma profitabile”, tha ai.

Po ashtu, Tërrnava potencoi se për të pastruar shoqërinë nga ky krim i organizuar që e ka kapluar shtetin, duhet përkrahja e faktorit mik ndërkombëtar.

“Të vij në pushtet një parti e re, apo parti që deri tash nuk ka qenë në qeverisje sikur që është fjala për VV me duar të pastërta,dhe ta filloj reformimin e sistemit të drejtësisë dhe konfiskimin e pasurisë të gjithë atyre politikanëve që në mënyrë të paligjshme janë pasuruar dhe janë bërë multimilionerë”, shtoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të pastrohet skena politike,ngase siç thotë Tërnava, do të u jepte mësime gjeneratave të reja në vijim se si duhet të punohet konfrom ligjeve pozitive të shtetit të Kosovës.

“Kurse ata të cilët me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në krime të organizuara me ato përfitime të mëdha, të dënohen me burgime të gjata dhe ti vuajnë burgjet pa asnjë amnestim të tyre. Të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në qeverisjen e këtij vendi nga çlirimi e këndej, individët kryesor janë të involvuar në këto krime sikur i shpjegova, por më së shumti të partive që rrahin gjoks se e kanë çliruar Kosovën”, përfundoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)