Raporti slloven, vjen analiza e fortë: Ja çfarë ndodhë pas 6 tetorit, kjo e pret LDK-në, VV-në dhe PDK-në

  • 12 shtator 2019 - 07:50
Raporti slloven, vjen analiza e fortë: Ja çfarë ndodhë pas 6 tetorit, kjo e pret LDK-në, VV-në dhe PDK-në

Pavarësisht rezultateve të procesit zgjedhor, kërkohet një rol më aktiv i SHBA-ve në dekriminalizimin e politikës dhe gjyqësorit në Kosovë përmes një VETTING-u të rreptë ndërkombëtarë...

Analistët politikë të cilët e kanë analizuar raportin e dytë analitik të institutit slloven, IFIMES në prag të zgjedhjeve në Kosovë, konsiderojnë se vërtetë ky është një paralajmërim serioz për ndryshimet e mundshme që mundë dhe do të duhet të ndodhin në skenën politike të Kosovës, me ndikim edhe në Shqipëri e anasjelltas.

Këtë mundësi të një lëvizje pozitive e sheh edhe analisti politik, Florim Zeqa, që sipas tij pavarësisht kredibilitetit dhe besueshmërisë që ka ky institut në analizat e tij, befasitë mundë të ndodhin për shkak të dështimit të vetë politikës në teren, revanshit nga ish opozita e kaluar.

”Sipas parashikimeve të këtij instituti pritet rënia nga pushteti e partive që kanë qeverisur deri më tani me Kosovën, duke shtuar tutje se rënia pushtetarëve aktualë në Kosovë do të ketë ndikim në rënien e pushtetit edhe në Shqipëri. Mirëpo, ka diçka që nuk është përfshirë në analizën e IFIMES. Është dështimi i partive opozitare (LDK e LVV) në arritjen e koalicionit parazgjedhor, fakt ky që ua ngjalli shpresat pushtetarëve të korruptuar që të vazhdojnë edhe më tutje sundimin në gjysmë shtetin e Kosovës’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, nëse nuk realizohet parashikimi që bënë ky institut, dhe nëse aksidentalisht përsëri fiton PDK-ja, përgjegjësinë politike e morale para qytetarëve duhet ta bartin LDK dhe VV që nuk gjetën gjuhë të përbashkët për koalicion parazgjedhor në listën e përbashkët kandiduese.

Image
Florim Zeqa

“Në rast të fitores eventuale të PDK-së në këto zgjedhje, përgjegjësia për mos arritjen e marrëveshjes parazgjedhore për koalicion LDK-LVV do të bie mbi këto dy subjekte, për çka, si njëra, ashtu edhe tjetra, për mbrojtjen e parimeve dhe premtimeve elektorale rrezikojnë të mbetën edhe më tutje në opozitë. Bazuar nga përvojat e së kaluarës, mëdyshjet mbetën tek LDK-ja, e cila më shumë se një herë i ka shkelur premtimet dhe betimet elektorale për të "mirën" e shtetit! Përderisa LVV-në, është i vetmi subjekt politik që deri më tani e ka mbajtur fjalën në raport me PDK-në”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nëse elektorati kosovar i mashtrohet edhe kësaj radhe nga mashtrimeve të politikanëve, nga premtimet dhe "betimet" elektorale e të të nominuarëve për kryeministra, zhgënjimin do ta kenë akoma më të madh pas zgjedhjeve të 6 tetorit, prandaj duhet menduar e punuar seriozisht që kjo situatë të mos ndodhë.

“Që ky zhgënjim të mos ndodhë, kërkohet një vetëdije më e lartë qytetare për ndëshkimin me votë e 10 të parëve në të gjitha listat zgjedhore të subjekteve politike që garojnë më 6 tetor”, u shprehë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)