Perry Ellis nga Nju Jorku, reklamon dyqanet që u hapën në Prishtinë

  • 12 September 2019 - 14:30
Perry Ellis nga Nju Jorku, reklamon dyqanet që u hapën në Prishtinë

Në praninë e shumë mysafirëve dhe të Z.Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis internacional, Perry Ellis International Inc. në partneritet me të licencuarin e vet EMPORIUM LLC me bazë në Kosovë, më 9 shtator 2019, hapi dyqanet e para me brendet premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®, dhe Perry Ellis AMERICA®. Perry Ellis International Incka hyrë në tregun e Evropës Lindore përmes Kosovës, si shteti më pro amerikan në botë.

Këto brende u mirëpritën shumë nga qytetarët kosovarë, ndërsa nga artistët u tha se këto janë brendet të cilat i kanë munguar Kosovës.

E për hapjen e dyqaneve Perry Elis në Prishtinë, ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Perry Elis në instagram, duke postuar foton e modeles, Argjira Spances me veshje Perry Ellis America.

Dyqanin e tre brendeve të mëdha amerikane PERRY ELLIS, PERRY ELLIS AMERICA dhe ORIGINAL PENGUIN mund ta gjeni në kompleksin tregtar Qafa, rruga e UÇK-së, Prishtinë (ngjitur me EMPORIUM).

(Kosova Sot Online)