Filloi samiti V4 i Ballkanit Perëndimor në Pragë

  • 12 September 2019 - 14:46
Filloi samiti V4 i Ballkanit Perëndimor në Pragë

Nën hijen e paralajmërimit të presidentit të Çekisë Milos Zeman se do të kontrollojë se a mund Çekia ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa përfaqësuesin e paralajmëruar të qeverisë së Kosovë, në Prag filloi samiti i kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit të cilëve do t’i bashkëngjiten edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë.

Sipas informatave jozyrtare të agjencisë çeke CTK, për shkak të deklaratës së Zemanit, dhe zyrtarisht për shkak të situatës së brendshme politike në samit, në vend të zëvendëskryeministrit të Kosovës, këtë shtet do ta përfaqësojë vetëm i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Pragë.

Derisa shumica e reagimeve të zyrtarëve çekë dhe të opozitës ndaj deklaratës së Zemanit paralajmërojnë se presidenti përsëri nuk i ka konsultuar deklaratat e tij me qeverinë e cila është e vetme e cila e cakton dhe planifikon politikën e jashtme të vendit dhe se Zeman sipas zakonit të tij, përsëri ka bërë gaf për t’iu pëlqyer serbëve, shefi i diplomacisë Tomas Petricek ka porositur se në këtë moment nuk sheh ndonjë arsye për debat në lidhje me këtë temë, sepse situata në Ballkan nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

“Çekia i përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimorë, pra edhe Serbinë në rrugën e saj kah Bashkimi Evropian. Ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 në interes të sigurisë dhe tonë dhe të transparencës së politikës sonë të jashtme dhe këtu asgjë nuk ndryshojmë”, ka thënë shefi i diplomacisë çeke për të përditshmen çeke “Pravo”.

Të përkujtojmë, Milos Zeman derisa ishte kryeministër i Çekisë në vitin 1999 ka dhënë pëlqimin për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, pikërisht për shkak të Kosovës.

(Kosova Sot Online)