Ambasadori Vllahiu në rolin e Kryeministrit të Kosovës në Pragë

  • 12 September 2019 - 14:53
Ambasadori Vllahiu në rolin e Kryeministrit të Kosovës në Pragë

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka udhëtuar sot për në Pragë që të marrë pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit të o rganizuar e drejtuar nga Republika e Çekisë.

Arsyetimi i kreut të AAK’së për mos pjesëmarrje në këtë organizim në Pragë, ka qenë angazhimi për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë”, kishte thënë Haradinaj në arsyetimin e tij.

Mirëpo Haradinajn po e zëvëndëson ambasadori i Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu.

Kjo është parë në një fotografi të publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në profilin e tij zyrtar, raporton Gazeta Express.

Vllahiu gjithashtu sot është takuar me ambasadorin e SHBA’së në Pragë, Stepehn B. King, nga i cili ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme për sovranitetin dhe pavarëisnë e Kosovës.

Një takim i tillë ka ardhur në një kohë kur nga presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, po bën deklarata kundër pavarësisë së Kosovës.

Zeman ka paralajmëruar se do të marrë iniciativë për të shqyrtuar tërheqjen e njohjes për Kosovën, megjithatë Qeveria e Çekisë ka qëndrim plotësisht të kundërt me Zeman.

(Kosova Sot Online)