E zbulon analisti i njohur: Këta janë liderët që kontrollojnë drejtësinë e pengojnë Vetting-un

  • 12 September 2019 - 17:51
E zbulon analisti i njohur: Këta janë liderët që kontrollojnë drejtësinë e pengojnë Vetting-un

“Bandat politike që veprojnë në Kosovë as që guxojnë të përmendin fjalën VETTING, sepse te këto banda nuk ekziston programi i Vetting-ut pasi që ato vetë janë të zhytra të gjitha thellë në hajni, në krim, në kontrabandë dhe në korrupsion”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Tema e VETTING-ut në drejtës, sipas analistëve politikë, është tema më e rëndësishme që do të duhej shtruar dhe debatuar tani në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, për ta bërë pjesë të programit qeveritar të reformave në drejtësi nga kushdo që drejtohet qeveria e re e Kosovës, por duke qenë se këto parti politike janë edhe vetë të zhytura thellë në krim e korrupsion, po i bishtërojnë kësaj teme sa të rëndësishme edhe serioze.

Image
Reshat Badallaj

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik, Reshat Badallaj.

“Bandat politike që veprojnë në Kosovë as që guxojnë të përmendin fjalën VETTING, sepse te këto banda nuk ekziston programi i Vetting-ut pasi që ato vetë janë të zhytra të gjitha thellë në hajni, në krim, në kontrabandë dhe në korrupsion. Pra. krerët e këtyre bandave politike lëre që nuk e respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e vendit, por pikërisht këta krye kapo të këtyre bandave politike e shkelin sa herë që donë dhe që ju shkon për shtati të interesave të tyre politike”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas analistit Badallaj, derisa nuk do të jenë në krye të partive politike kokat e korruptuara, që po ndikojnë edhe në krijimin e institucioneve të korruptuara, nuk do të lejohet debat e premtim për ligjin e Vetting-ut, e as që ka gjasa që Kosova ta bëjë ligjin e Vetting-ut me këtë strukturë politike mafioze.

“Si mundë të ketë debate rreth Vetting-ut kur këta kryebanditë të këtyre bandave e kanë bërë ZAP edhe sistemin e kalbur gjyqësor. Kur është parë ndonjëherë që ka vënë dorë shteti ose prokuroria Kundër hajnave të peshave të rënda që janë të veshur në xhaketën e shtetit, pra aty - këtu kanë bërë ndonjë SHOU sa për ti hedhur hi syve popullit dhe kurrë asnjëri nga ta nuk është dënuar kur e dinë të gjithë në Kosovë se krye hajnat e peshave të rënda që e kanë shkatërruar buxhetin e shtetit janë në maja pikërisht të këtij pushteti”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E keqja akoma më e madhe, sipas tij është se të korruptuarit dhe mafiozët e jakave të bardha kanë zënë vend në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga më të ulëtat lokale, e deri në piramidën më të lartë të institucioneve qendrore.

“Nuk kanë se si të flasin për kapjen e drejtësisë as për pastrim nëpërmes ligjit të VETTING-ut derisa këto banda hajnash të pushtetit janë si në nivelin qendror si në nivelin lokal, dhe se nuk ka dallim se a janë në opozite apo në pozitë, sepse përgjithësisht të gjitha këto banda hajnash dhe banditësh kanë qeverisur bashkë, përpos që aty këtu ku nuk kanë pasur hise në hajni janë ndarë”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)