Shkarkimi i Boltonit, vjen thirrja: Ja ku duhet të kërkojnë azil politik Hashim Thaçi, Edi Rama e Baton Haxhiu

  • 14 September 2019 - 07:26
Shkarkimi i Boltonit, vjen thirrja: Ja ku duhet të kërkojnë azil politik Hashim Thaçi, Edi Rama e Baton Haxhiu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka shkarkuar detyra të këshilltarit të tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, njeri ky i cili njihej si përkrahës i ndarjes së Kosovës...

Analistët politikë po vazhdojnë ta komentojnë dhe analizojnë thellësisht vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump për shkarkimin nga detyra të këshilltarit të tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Analisti, Reshat Badallaj thotë se pas deklarimit të vazhdueshëm e tepër të hapur të shtetit më të fuqishëm evropian, Gjermanisë, kundër idesë së ndarjes së Kosovës dhe kundër lojës me kufijtë e saj gjatë bisedimeve me Serbinë, tash foli hapur por në mënyrë indirekte edhe Amerika, duke e shkarkuar John Boltonin, përkrahësin e madh të idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është pritur shumë një qartësim kaq i hapur i politikës amerikane karshi zhvillimeve në Ballkan, veçmas raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pas Gjermanisë, foli edhe Amerika për këtë çështje, madje edhe atë duke e shkarkuar argatin pro ruso-serb, këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton, që është orvatur shumë herë për të kontribuar për të copëtuar Kosovën dhe gjymtyrët e saj me i´a falë Serbisë fashiste. Ky shkarkim i menjëhershëm i Presidentit amerikan Donald Trump, tregon se politika dhe mbështetja amerikane karshi Kosovës është e pa ndryshuar dhe nuk guxon askush t´ia luaj kufijtë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se një tronditje të madhe tani e kanë pësuar të gjithë ata që kanë menduar se Amerika do të qëndron neutrale në këto bisedime, dhe se çështjen do ta lë në dorë të pazargjijve të rrezikshëm që ishin gati për ta trazuar gjithë Evropën duke hapur tema të ndryshimit të kufijve, fillimisht me kufijtë në Ballkan, dhe ata mes të Kosovës dhe Serbisë.

Image
Reshat Badallaj

“Ky vendim do t’i bëjë mbështetësit e idesë së shkëmbimit të territoreve që ta gëlltisin fjalën e tyre që e kanë thënë sepse ky shkarkim nuk do të thotë se ka të bëjë vetëm me Boltonin, kjo ka të bëjë edhe me ata njerëzit që kanë gjak serbi, që janë këlysh e ushqehen nga kockat e kuzhinave të Beogradit, nga qarqet shoviniste serbe, fjalën e kam për këtë grup banditë e shpirt shiturish dhe renegat, si Hashimi i Brojes, Edvin kanabisi dhe këlyshi e langoi i Jovica Stanishiqit dhe UDBA-shi me librezë zyrtare i UDB-së, që nga viti 1990, Baton Fazli haxhiu, që den baladën janë argat të përbetuar të Serbisë fashiste”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Tashmë, sipas Badallajt nuk ka kurrfarë dileme, se dy shtetet më të fuqishme në dy pole të botës kundërshtojnë fuqishëm copëtimin e Kosovës nën maskën e shkëmbimit apo ndërrimit të territoreve.

“E që këtë projekt e mbulonin duke u përpjekur t’i mashtrojnë qytetarët se kinse marrim Bujanocin, Medvegjen, Preshevën dhe shumë vende përreth por nuk humbim as një metër tokë të Kosovës, ndaj të tillët duhet të ikin nga pozitat shtetërore dhe nga politike, e të shkojnë ti shërbejnë shtetit serb sepse vetëm aty ju ka mbetur vendi. Amerika që shkarkoi argatin e tyre serbo-rus kush e kupton do të thotë shumë dhe kushdo qoftë, pas këtij kundërshtimi që leh për copëtimin e Kosovës, duhet urgjentisht të lidhen në zinxhir dhe vetëm të lehin nga kolibet e tyre familjare dhe të zhgërryejnë ashtin që ia jep Serbia”, tha në fund Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)