Paralajmërimin i fortë: Ja pse mund të eskalojë situata mes partive politike

  • 14 September 2019 - 13:55
Paralajmërimin i fortë: Ja pse mund të eskalojë situata mes partive politike

Është vetëm fillimi i fushatës, dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm ndoshta do të eskalojë situata...

Partitë politike tashmë kanë filluar me akuza dhe kundër akuza ndaj njëra-tjetrës edhe pse ende nuk ka filluar fushata zyrtarisht. Ato tanimë vetëm se kanë ta fajësojnë njëra-tjetrën për punët e pakryera, e që sipas analistëve, shumica e tyre janë fajtorët kryesorë për gjitha të këqijat që kanë ndodhur në Kosovë, përderisa kanë qenë edhe në qeverisje në koalicione të ndryshme.

Sipas analistëve, niveli i debateve në televizione ku shihen subjektet politike duke debatuar, ose më mirë të themi duke e akuzuar njëri-tjetrin ka filluar të bëhet +18, duke dëgjuar fjalë rrugësh si "rrenc", "dallavergji", e fjalë të tjera që nuk i kanë hije një përfaqësuesi të popullit.

Image
Mustafë Kadriaj

Në lidhje me këtë foli edhe analisti Mustafë Kadriaj, i cili për “Kosova Sot Online”, tha se partitë opozitare po e lënë të të kuptohet që nuk kanë qëllim ndryshimin.

"Qeverisjes por kapjen e qeverisë po tregojnë që nuk janë alternativ në politika zhvillimore por vetëm përmes akuzave dhe kundër akuzave ndërmjet vete dhe me rënda që nuk po e drejtojnë gishtin në partitë e qeverisëse por opozita ka problem me vetveten dhe me këtë e kurs të veprimit ia kanë caktuar vetës prapë opozitën pra si duket me plotë akuza dhe probleme që e kanë përcjell Partinë Demokratike këto zgjedhje dëshmojnë se e ka bërë listën më të mirë", tha Kadriaj për "Kosova Sot Online".

Tutje, Kadrijaj paralajmëron se situata mund të eskalojë nëse vazhdohet më këtë gjuhë.

"Si përfundim partitë opozitare mund të bëjnë zhurmë por me këtë kurs politikë nuk marrin besimin qytetarit dhe tani kur po flasim është vetëm fillimi i fushatës që nëse vazhdohet me këtë ritëm ndoshta do të eskalojë situata por në mes të partive opozitar një absurditet i llojit të vet", përfundoi ai.

Ndryshe, debati i fundit ishte ai në mes të Haki Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt të PSD-së, i cili përfundoi me përleshje fizike mes dy të lartëpërmendurve.

(Kosova Sot Online)