Zvogëlohet prodhimi i naftës në Arabi Saudite për shkak të sulmeve nga grupi Houthi

  • 14 shtator 2019 - 22:30
Zvogëlohet prodhimi i naftës në Arabi Saudite për shkak të sulmeve nga grupi Houthi

Prodhimi i naftës i Arabisë Saudite është ndërprerë rëndë nga sulmet e një droni të lëshuar nga grupi Houthi ndaj dy objekteve të mëdha të naftës, të cilat drejtohen nga ndërmarrja shtetërore Aramco, thonë raportet.

Burimet e cituara nga Reuters thanë se sulmet kishin zvogëluar prodhimin me pesë milion fuçi në ditë – gati gjysmën e prodhimit të mbretërisë.

Zjarret tani janë nën kontroll në të dy objektet, thonë mediat shtetërore saudite.

Një zëdhënës i grupit rebel të Houthit në Jemen tha që ata kishin vendosur 10 drone në sulme.

Sauditët udhëheqin një koalicion ushtarak të përkrahur nga Perëndimi që mbështet qeverinë e Jemenit, ndërsa Irani mbështet rebelët Houthi.

Zëdhënësi i grupit Houthi, Yahya Sarea, tha për televizionin al-Masirah, i cili është në pronësi të lëvizjes Houthi dhe është me qendër në Bejrut, se sulme të mëtejshme mund të priten në të ardhmen.

Ai tha se sulmi i së shtunës ishte një nga operacionet më të mëdha që forcat Houthi kishin ndërmarrë brenda Arabisë Saudite dhe ishte kryer në “bashkëpunim me njerëzit e nderuar brenda mbretërisë”.

(Kosova Sot Online)