Sa kohë ju duhet për të shpëtuar në rast zjarri

  • 15 September 2019 - 08:52
Sa kohë ju duhet për të shpëtuar në rast zjarri

Zjarri është një nga rreziqet më kërcënuese për jetën e njeriut. Jo vetëm natyra, siç kemi parë kohët e fundit me katastrofën nëpër pyjet shqiptare apo në ato të Amazonës, por edhe shtëpitë janë të rrezikuara.

Kur një banesë është e pushtuar nga zjarri, instinkti i parë i njerëzve është të shpëtojnë të afërmit, e nëse u duket se kanë kohë të mjaftueshme edhe për sendet, atëherë përpiqen të shpëtojnë dhe plaçkat.

Por sa kohë ka realisht dikush për të shpëtuar nga zjarri?

Sipas ekspertëve, zjarri është një vrasës më i shpejtë se ç’mund t’u duket njerëzve. Një flakë e vogël mund të kthehet në zjarr të madh për 30 sekonda. Ndërsa nj shtëpi normale mund të mbushet e gjitha me tym të dendur e të zi brenda 3 minutash.

Po ashtu, ajri pranë zjarrit bëhet shumë shpejt i nxehtë, aq sa mund të dëmtojë mushkëritë e lëjkurën para se të kuptohet që po ju lëndon.

(Kosova Sot Online)