‘Goditje’ e rëndë për Veselin në prag të zgjedhjeve: Ja kush e quan të dështuar dhe...

  • 15 September 2019 - 12:55
‘Goditje’ e rëndë për Veselin në prag të zgjedhjeve: Ja kush e quan të dështuar dhe...

Kjo çështje tingëllon si humor por jo seriozitet, andaj PDK ka një iniciativë të kotë në këtë drejtim, se askush nuk i bashkëngjitet një teme të tillë, jo që nuk është e domosdoshme, por për shkak të jo seriozitetit nga kush vjen...

Derisa kreu i PDK-së, Kadri Veseli po vazhdon ta promovojë i vetëm të ashtuquajturin "Pakt" kundër korrupsionit, i cili që në paraqitjen e parë dhe thirrjen ndaj partive tjera politike për ta mbështetur e nënshkruar atë, u refuzua nga të gjithë.

Image
Blerim Burjani

Por tash, Veseli ka gjetur një mënyrë tjetër që ta mbajë aktual këtë propozim, duke i ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë atë.

Analistët politikë e kanë kritikuar ashpër këtë lojë të pa menduar mirë që po i dështon kreut të PDK-së, kurse përpjekjen e tij që tash ta merr kinse mbështetjen e qytetarëve, e shohin së gjendje të frikës në të cilën është futur ish kreu i SHIK-ut, pasi e ka të qartë se izolimi po i vjen i sigurt nga të gjitha subjektet politike.

Sipas analistit, Blerim Burjani ky veprim i kreut të PDK-së në stres, nuk është gjë tjetër, vetëm një zbulim i qartë i kulmit të dështimit të këtij subjekti politik ndër më përgjegjësit për krim e korrupsion, për nepotizëm të instaluar në institucione, për çka edhe pritet ta merr ndëshkimin historik në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ky propozim më shumë tingëllon si humor se sa si realitet që vjen nga Kadriu, duke pas parasysh se subjekti i tij politik akuzohet për korrupsion, kontroll të aseteve publike dhe kapje të drejtësisë. Tani askënd nuk mundë ta bindë se ai dhe PDK mundë të jenë të interesuar ta ndalin korrupsionin dhe përfitimin pa bazë. Ky subjekt politik ka 24 zyrtar të ndryshëm në procedura gjyqësore me aktakuza andaj s’ka gjë aty për ti besuar një propozimi të tillë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Burjanit, përpjekja për ta “shitur” tek qytetarët, e bënë Kadri Veselin një njeri shumë komik dhe akoma më të dështuar.

“Kjo çështje tingëllon si humor por jo seriozitet, andaj PDK ka një iniciativë të kotë në këtë drejtim, as nuk duhet të lodhen me këtë temë, se askush nuk i bashkëngjitet një teme të tillë, jo që nuk është e domosdoshme por për shkak të jo seriozitetit nga kush vjen”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)