Nga përndjekja, mesazhet në telefon tek shkaktimi i vetëvrasjes, 46-vjeçari në kërkim kapet në…

  • 16 September 2019 - 13:10
Nga përndjekja, mesazhet në telefon tek shkaktimi i vetëvrasjes, 46-vjeçari në kërkim kapet në…

Një 46-vjeçar që ishte në kërkim për 4 vepra penale, është vënë në pranga pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria, bën me dije policia e Durrësit.

Sipas bluve, është ndaluar shtetasi në kërkim V.A., 46 vjeç, banues në Durrës.

“Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh kanë ekzekutuar urdhërin e prokurorisë duke bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim V.A., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ”Përndjekja”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, “Veprime në kundërshtim me vendimet Gjykatës” dhe “Përdorimi me keqdashje të thirrjeve telefonike”, tha policia në njoftim.

(Kosova Sot Online)