Palmer dhe Vuçiq bisedë telefonike, flasin për Kosovën

  • 17 September 2019 - 07:58
Palmer dhe Vuçiq bisedë telefonike, flasin për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë kësaj bisede, Vuçiq i ka thënë zyrtarit amerikan se Serbia do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

Ai ka shtuar se ky kompromis do t’i ruajë interesat kombëtare të serbëve dhe Serbisë, shkruan ‘Blic’.

Po ashtu, ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme rajonale dhe kanë theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për përparimin politik e ekonomik të të gjithë rajonit.

Një takim në mes Palmer dhe Vuçiq pritet të ndodhë shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)