Ja kush e thotë: Këto zgjedhje për disa politikan janë “jetë a vdekje”...

  • 17 September 2019 - 14:08
Ja kush e thotë: Këto zgjedhje për disa politikan janë “jetë a vdekje”...

Zgjedhjet e fundit lokale e kanë dëshmuar se "rahatia" e partive politike nëpër zona të caktuara të cilat njihen si bastione ka kaluar, dhe tashmë veç se janë në shuarje. Poashtu edhe në zgjedhjet e fundit është dëshmuar se bastionet e partive politike veç se kanë mbetur në kujtesën e subjekteve, sepse votuesi tashmë ka ndërruar dhe po kërkon nga politika gjërat elementare në të mirë të vendit.

E lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online” tha se thyerje të bastioneve edhe mund të ketë edhe në këto zgjedhje.

Image
Faik Krasniqi

"Në këto zgjedhje është vështirë të dihet fituesi, edhe pse LVV ka një përparësi të lehtë pasi s'ka qenë kurrë në pushtet dhe njerëzit janë lodhur nga partitë që kanë qeverisur në këto dy dekadat e fundit", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Tutje, Krasniqi tha se thyerje të bastioneve mund të ketë në çdo qytet të Kosovës, ngase, siç thotë ai, jo vetëm në qytetet ku partitë kanë bastionet e tyre të fuqishme.

"Në këto zgjedhje mund të këtë edhe sabotime nga vetë anëtarët e partive, për shkak të rivalitet ndërpartiak. Edhe në zgjedhjet e kaluara në nivel lokal dhe qëndron kemi parë sabotime të tilla. Këto janë zgjedhje edhe inati brenda anëtarëve të partive, sepse për disa figura politike janë zgjedhje "jetë a vdekje". Edhe pse humbë partia ata kujdesen për pozicionet e tyre brenda partisë, që ta dobësojnë rivalin direkt në parti", ka përfunduar Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)