Milaim Zeka: Po të fitoja 70 deputetë do i dorëzoja postin e kryeministrit Albinit, ja pse

  • 17 September 2019 - 23:05
Milaim Zeka: Po të fitoja 70 deputetë do i dorëzoja postin e kryeministrit Albinit, ja pse

Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë. Ai e ka pranuar se gjasat që ai të zgjedhet si kryeministër, përkundër se është nominuar nga partia e tij, janë të vogla. Por ai ka thënë se edhe po të fitonte një shumicë nuk do e pranonte postin e kryeministrit.

“Edhe po të i fitoja 70 deputetë, përsëri postin e kryeministrit do i dorëzoja Albinit apo dikujt tjetër”, ka thënë Zeka. 

“Këto do i bëja vetëm që të ecin proceset përpara. Mirëpo nuk do lëshoja pe në programin tim. Unë e kam refuzuar postin e ministrit vetëm që të jemë deputet. I kam thënë Kadri Veselit në një bisedë personale që ai nuk ka shanca të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.”

Më pas Zeka ka thënë edhe se vendit nuk i konvenon që të prishë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar, më saktësisht me ShBA’në.

(Kosova Sot Online)