Paralajmërohet dimri i ‘nxehtë’ për Kosovën, ja çfarë e pret qeverinë e re

  • 18 September 2019 - 17:23
Paralajmërohet dimri i ‘nxehtë’ për Kosovën, ja çfarë e pret qeverinë e re

“Në Serbi kemi ende rreth 1600 shqiptar të cilët janë vrarë e masakruar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe janë marr e varrosur atje. Askush nuk po përgjigjet për dhunën, për terrorin, për përdhunimet e bëra ndaj shqiptarëve. Dëmet e kalojnë shifrën e 35 miliardëve. Faktet e tilla janë tepër domethënëse dhe nuk mundë të injorohen”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Duke komentuar dhe analizuar presionet në vazhdim që po vijnë në adresë të Kosovës për të pezulluar taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, dhe për të rifituar dialogun e bllokuar, sidomos mesazhin i cili së fundi erdhi nga ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, njohës të kësaj fushe konsiderojnë se Kosovës po i imponohet të merr vendim edhe për pezullimin e takës, për të rifilluar bisedimet, por në ato bisedimet duhet të shkohet vetëm duke pasur garanci që finalja e tyre do të jetë njohja reciproke pa atë kompromisin për të cilin shpesh po flasin diplomat të huaj.

Lidhur me këtë çështje, porosinë e fundit që erdhi në adresë të qeverisë në ardhje nga ambasadori amerikan në Beograd, Scott, ka folur edhe profesori universitar i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, qeveria e re do të detyrohet që të krijojë kushte për vazhdimin e bisedimeve, por askush nuk duhet të guxojë që në këto bisedime të lëshohen në kompromise në dëm të shtetit.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kosova do të gjendet, sikur që gjendet edhe tani, në një gjendje ku domosdo duhet të veproj për të arritur gjoja marrëveshjen me shtetin kriminal serb. Presioni është për taksën. Kjo po krijon gjendje të pa barabartë midis shtetit tone dhe Serbisë. Shteti serb pi vepron me masa të shumta kundër Kosovës. Bënë propagandë dhe voton kundër të gjitha iniciativave të Kosovës dhe bënë fushatë edhe kundër njohjeve”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, edhe pse bisedimet janë një obligim ndërkombëtar, asnjë nuancë e marrëveshjes së arritur nuk duhet të prek sovranitetin dhe integritetin territorial të garantuar me Kushtetutën në fuqi, për më tepër, kusht i arritjes së marrëveshjes duhet të jetë detyrimi i Serbisë që të jep llogari për të gjitha krimet dhe dëmet e luftës.

“Në Serbi kemi ende rreth 1600 shqiptar të cilët janë vrarë e masakruar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe janë marr e varrosur atje. Askush nuk po përgjigjet për dhunën, për terrorin, për përdhunimet e bëra ndaj shqiptarëve. Dëmet e kalojnë shifrën e 35 miliardëve. Faktet e tilla janë tepër domethënëse dhe nuk mundë të injorohen”, tha Muhamet Kelmendi për Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, presioni ndaj Kosovës për të bërë edhe lëshimin më të vogël për interesin e Serbisë, tani po vjen edhe nga lindja edhe nga perëndimi, edhe nga Rusia por edhe nga SHBA dhe Evropa, mirëpo Kosova, sipas Kelmendit i ka faktet me të cilat duhet të mbrohet dhe të mos dorëzohet.

“Po vazhdon presioni nëpërmjet Rusisë dhe armëve që po i marrin nga Moska. Edhe Perëndimi dhe SHBA-të bëjnë presion mbi Kosovën, sikur Kosova me qenë e akuzuar për vepra kriminale të luftës apo shkaktare e dhunës së theksuar. Por, pavarësisht kësaj, politika dhe shteti i Kosovës, edhe përball këtyre presioneve të pa drejta duhet të jetë unik. Mos të pranoj ndarjen dhe në asnjë mënyrë mos të jep asetet e veta ekonomike etj. Duhet të jemi të qartë: Ose njohje ose nuk ka marrëveshje me shtetin serb sepse Kosova nuk ka çka të jap. Çka është mjaft është me të vërtetë mjaft”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)