Shqiptari gjendet i karbonizuar brenda automjetit. Hetuesit ngrenë pikëpyetje mbi një video që tregon se…

  • 18 September 2019 - 19:54
Shqiptari gjendet i karbonizuar brenda automjetit. Hetuesit ngrenë pikëpyetje mbi një video që tregon se…

Një 56 vjeçar shqiptar është gjetur i karbonizuar brenda një makine (në foto) në ishullin grek të Rodhosit.

Mediat greke shkruajnë se mbeten ende të panjohura rrethanat që quan në vdekjen e shqiptarit, baba i një vajze të mitur.

Ai u gjet i vdekur në makinën në pronësi të tij, tip Hyundai Accent në orën 06:00 në zonën Kaminari midis Malona dhe Haraki.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe të policisë. 

Makina ishte djegur plotësisht dhe po kështu edhe trupi, i cili fillimisht nuk mund të identifikohej, por identifikimi u bë i mundur duke gjurmuar targat e mjetit.

Paraprakisht, thuhet se 56 vjeçare ka qenë në vështirësi të shumta financiare dhe ka të ngjarë që të ketë ndërmarrë një vendim për t’i dhënë fund jetës së tij.

Por ajo që ka shkaktuar pikëpyetje të shumta tek hetuesit është një video ku shihet se zjarri në makinë ka nisur nga jashtë dhe u përhap në brendësi. Përgjigja pritet të vijë nga ekzaminimi mjekoligjor.

(Kosova Sot Online)