Akuza e rëndë për Hoxhajn e Pacollin, ja fatura që duhet ta paguajnë

  • 19 September 2019 - 07:55
Akuza e rëndë për Hoxhajn e Pacollin, ja fatura që duhet ta paguajnë

“Vetë fakti që më nuk po flitet për njohje, por vetëm për tërheqje të tyre, përgjegjësia nuk mund të jetë vetëm individuale, por është pak më e zgjeruar, është kolektive, pra e ish koalicionit PAN në përgjithësi. Me i madh edhe dëmi i atij që din dhe gabon, sesa i atij që nuk din dhe bënë gabime”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.


Derisa janë futur në fushatë zgjedhore dhe kanë harruar bashkëqeverisjen e kaluar, ish  partnerët e PAN-it kanë filluar t’i zbardhin njëri-tjetrit dështimet dhe të palarat gjatë qeverisjes së përbashkët, jo vetëm në këtë mandat, por edhe për mandatet e kaluara.

Përgjegjësia tani kërkohet për dështimet e mëdha në politikën e jashtme, e cila nuk po arrin të ballafaqohet me lobimin e rrezikshëm serb kundër shtetësisë së Kosovës, luftë për të ndikuar në shtete të ndryshme për tërheqjen e njohjeve.

Analistët politikë e shohin e shohin diplomacinë kosovare të sfiduar tërësisht nga lobimi serb, kurse për turpin e drejtuesve të kësaj fushe, konsiderojnë se tani kanë shpërthurë edhe akuzat në mes ish drejtuesve të MPJ-së se kush ishte më i pa ditur dhe i dështuar, kush është fajtori kryesor për fillimin e humbjes së njohjeve të fituara vite më parë.

Për këto dështime, së fundi po vazhdojnë ta akuzojnë njëri-tjetrin tani e zëvendëskryeministri në dorëheqje dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ministri në detyrë Behgjet Pacolli.

Hoxhaj përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare ka thënë se Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me diplomaci, pasi siç thotë Hoxhaj, Pacolli si ministër i Jashtëm e ka vënë në pikëpyetje tërësisht besueshmërinë e Republikës së Kosovës.

“Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, një akuza ë tillë është tepër e ulët dhe nuk e shfajëson as Enver Hoxhajn për hisen e përgjegjësisë, pavarësisht se ai e ka thënë një të vërtetë të madhe sa i takon dështimit të Pacollit.

Sipas Zeqës, Hoxhaj dhe Pacolli janë bashkëpërgjegjës të barabartë, dhe duhet të ndëshkohen njësoj, Hoxhaj dikur edhe për dështimet në arsim, pastaj si zëvendëskryeministër dhe ish ministër i jashtëm para një mandati, së bashku me Pacollin, për degradimin e thellë të politikës së jashtme të Kosovës.

“Ajo çfarë po bëjnë ish partnerët e koalicionit PAN me njëri-tjetrin, përveç se dobësi, është edhe akt ulët moral. Përderisa deri dje kanë ngrënë e pirë bashkë dhe duke i thurur lavde njëri-tjetrit, sot kanë filluar të ja zbardhin njëri-tjetrit dështimet dhe të pa larat gjatë qeverisjes së përbashkët ish partnerët e PAN-it edhe në politikën e jashtme. Zëvendëskryeministri në dorëheqje dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ministri në detyrë Behxhet Pacolli po vazhdojnë ta akuzojnë njëri-tjetrin për dështimet në diplomacinë Kosovare”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Image

Analisti Zeqa rikujton se si Enver Hoxhaj po e harron edhe një fakt tepër të rëndësishëm për ministrin në detyrë, se  Behgjet Pacolli me të gjitha mangësitë dhe dështimet, Kosovës i ka sjellë më shumë njohje sesa të gjitha kabinetet qeveritare pas pavarësimit të vendit, prandaj është tepër jo njerëzore mohimi i krejt kontributit kur përmenden mangësitë dhe hedhen akuzat ndaj tij.

Po ashtu Zeqa ia kujton Hoxhajt dështimin e tij dhe degradimin që i pati bërë fushës së arsimit, në kohën kur ai ishte ministër.

“Nëse Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me diplomaci, siç thotë Hoxhaj, atëherë Hoxhaj është njeriu i parë që duhet të largohet nga diplomacia, për shkak se rrënimi i arsimit shqip në Kosovës ka filluar pikërisht nga koha kur ai ishte ministër i arsimit, dhe pse besueshmëria e Republikës së Kosovës është vënë tërësisht në pikëpyetje, "meritat" përsëri i ka Hoxhaj gjersa ishte ish-ministër Punëve të Jashtme. Vënia në pikëpyetje e njohjeve nga një numër dyshifror i shteteve, më shumë se nga "mosdija dhe mungesa e strategjisë" së ministrit Pacolli, është si produkt i dialogut të Brukselit dhe mungesës së strategjisë qeveritare”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, përgjegjësia për këto dështime është e barabartë, dhe duhet të ndëshkohen njësoj, sikurse Hoxhaj si zëvendëskryeministër dhe ish ministër i jashtëm para një mandati, ashtu edhe Pacolli, për degradimin e thellë të politikës së jashtme të Kosovës e cila tani po numëron plus vetëm në tërheqjen e njohjeve nga shtete të ndryshme për shkak të ofensivës së madhe lobuese të Serbisë dhe dështimit total të diplomacisë kosovare në partneritetin qeverisë të dy mandateve të fundit.

 “Vetë fakti që më nuk po flitet për njohje, por vetëm për tërheqje të tyre, përgjegjësia nuk mund të jetë vetëm individuale, por është pak më e zgjeruar, është kolektive, pra e ish koalicionit PAN në përgjithësi. Me i madh edhe dëmi i atij që din dhe gabon, sesa i atij që nuk din dhe bënë gabime”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Oline)