Brnabic: Me Gjermaninë jemi perfekt, përveç mospajtimit për Kosovën

  • 19 September 2019 - 08:51
Brnabic: Me Gjermaninë jemi perfekt, përveç mospajtimit për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u prit nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e porosia ishte e qartë se procesi i dialogut duhet të përparohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, e që përkushtimi i Gjermanisë e Francës nuk ka munguar e nuk do të mungojë.

Pashmangshëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë temë diskutimi e këtij takimi. Një gjë e kanë konfirmuar dy liderët në konferencë për media pas takimit.

Kacnelarja Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut. Ndërkohë Ana Brnabic ka thënë se me Gjermaninë i ndanë vetëm çështja e Kosovës.

Megjithatë kryeministrja serbe ka thënë se i mbetet shtetit të saj që të punojë dhe të dëgjojë këshillat e Gjermanisë, duke potencuar se dialogu është mjeti i vetëm për të zgjidhur mospajtimet.

“Çështja e Kosovës është e vetmja pikë e mospajtimit. Por për ne Gjermania është partneri më i rëndësishëm, dhe sa më shumë që nuk pajtohemi, gjëja më e rëndësishme është që të flasim me Gjermaninë. T’i dëgjojmë qëndrimet, këshillat, dhe të prezantojmë pozicionin tonë, dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë qëndrimet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Brnabiq.

Pashmangshëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë temë diskutimi e këtij takimi. Një gjë e kanë konfirmuar dy liderët në konferencë për media pas takimit.

Kacnelarja Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut.

Ndërkohë Ana Brnabic ka thënë se me Gjermaninë i ndanë vetëm çështja e Kosovës.

Megjithatë kryeministrja serbe ka thënë se i mbetet shtetit të saj që të punojë dhe të dëgjojë këshillat e Gjermanisë, duke potencuar se dialogu është mjeti i vetëm për të zgjidhur mospajtimet.

“Çështja e Kosovës është e vetmja pikë e mospajtimit. Por për ne Gjermania është partneri më i rëndësishëm, dhe sa më shumë që nuk pajtohemi, gjëja më e rëndësishme është që të flasim me Gjermaninë. T’i dëgjojmë qëndrimet, këshillat, dhe të prezantojmë pozicionin tonë, dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë qëndrimet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Brnabic. 

(Kosova Sot Online)