Nëna tentoi ta vriste fëmijën e saj 6 vjeçar, për arsye të tmerrshme

  • 19 September 2019 - 08:54
Nëna tentoi ta vriste fëmijën e saj 6 vjeçar, për arsye të tmerrshme

Dazshea Watkins, 25 vjeçare akuzohet për 32 akuza duke përfshirë tentim vrasjen, sulm dhe rrezikim të fëmijëve.

Nëna shtatzënë po konsiderohet “mendërisht e sëmurë” pasi që e ka regjistruar një video duke tentuar ta privoj nga jeta djalin e saj.
 

Image

Këtë video ajo ia ka dërguar babait të fëmijës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ajo akuzohet se ka regjistruar veten e saj duke mbajtur djalin e saj për qafe nën ujë, derisa djaloshi shqelmon dhe përpiqet të shpëtoj nga mbytja.
 

Image

Babai i djaloshit me të parë videon ka vrapuar shpejt në shtëpi për të parë djaloshin, ndërsa Ëatkins iu kishte thënë shërbimeve sociale se ndihej e frustruar dhe e vetmuar.

Ajo po ashtu akuzohet edhe për goditjen e djaloshit të saj në kokë dhe ushtrim të dhunës në forma të ndryshme.

Image

Para autoriteteve gjyqësore Watkins ishte deklaruar e pafajshme, megjithëse gjykata e kishte liruar nga disa pika të aktakuzës por jo nga shumica, derisa në fund ajo është liruar pas pagesës së kaucionit prej 10 mijë dollarëve.