Fillon votimi përmes postës

  • 19 September 2019 - 14:19
Fillon votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e Votimit Përmes Postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ janë të publikuara të gjitha informacionet lidhur me këtë proces. 

(Kosova Sot Online )