“Mafia në Kosovë”, vjen paralajmërimi: Një shkëndijë dhe gjithçka do të eksplodojë

  • 20 September 2019 - 08:17
“Mafia në Kosovë”, vjen paralajmërimi: Një shkëndijë dhe gjithçka do të eksplodojë

“Tani sa filluan ta ndiejnë dridhjen dhe pasigurinë, filluan t’i nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit. Po dëshmohet edhe njëherë se vetëm mafia e pastron mafinë. Duhet mafisë vetëm t’i ndizet fitili dhe ata vetë kanë për të filluar ta denoncojnë njeri-tjetrin, vetëm një shkëndijë dhe gjithçka do të eksplodojë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Përplasjet e ditëve të fundit që kanë plasur në mes të ish partnerëve të PAN-it, Enver Hoxhajt dikur ministër i arsimit, ministër i jashtëm dhe tani në pozitën e zëvendës kryeministrit në dorëheqje, dhe Behgjet Pacollit, që po poashtu ishte më parë zëvendëskryeministër, me autorizim special vetëm për sigurimin e njohjeve, kurse në këtë mandat të PAN-it edhe në pozitën e ministrit të jashtëm, për t’i hedhur përgjegjësinë e dështimit në diplomaci njëri-tjetrit, po vlerësohen nga analistët politikë si veprimet më të ulëta që mundë të ndodhin në politikë, dhe nga njerëz të cilët deri në orët e fundit të bashkëqeverisjes nuk e kanë shqiptuar asnjë kritikë të vetme ndaj njëri tjetrit.

Sipas ish kreut të AKK-së, Hasan Preteni, pikërisht kjo mënyrë e sjelljes së ish partnerëve që kanë bashkë qeverisur, dhe asnjëherë nuk kanë përmendur dobësitë e njëri-tjetrit në qeverisje, tregon se interesi i tyre paska qenë zhvatja e shteti dhe pasurimi personal, prandaj të tillët mundë të krahasohen edhe më pjesëtar të bandave mafioze, të cilat duhet të ndiqen dhe të përfundojnë në burg.

“Hipokrizia nuk ka fund, sa ishin bashkë në zhvatje e gllabërim të gjithë ishin mirë. Trumbetonin në të gjitha anët se janë mirë, funksional, pa probleme dhe shumë të koordinuar. Tani sa filluan ta ndiejnë dridhjen dhe pasigurinë filluan t’i nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit. Po dëshmohet edhe njëherë se vetëm mafia e pastron mafinë. Duhet mafisë vetëm t’i ndizet fitili dhe ata vetë kanë për të filluar ta denoncojnë njeri-tjetrin, vetëm një shkëndijë dhe gjithçka do të eksplodojë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, për të shpërbërë këto farë grupesh mafioze që identifikohen kinse me politikën, kërkohet vetëm një prokuror i përkushtuar për të drejtën, me integritet profesional që merr guximin dhe ngritë aktakuzën e parë serioze.

Image
Hasan Preteni

“Sepse madje i gjithë grupi mafioz e i nxjerr të palarat dhe aferat e veta korruptive, duke zbuluar njëri tjetrin në mënyrë zingjirore. Të kemi një prokuror profesional dhe me integritet dhe të hapë vetëm një rast, do të shohim se edhe këto motelet skaj rrugëve duhet ti bëjmë burgje, se nuk do ti nxënë këto ekzistueset. Ishin unik vetëm në hajni dhe keq bërje, i ndanë ministritë dhe secili grupacion nëpër ato ministri punësoj e grabiti çka mundi. Por kjo shumë e shpejtë, ju mbeti në fyt se kishin llogaritur të vjedhin edhe më shumë”, shtoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse iu mbeti mandati në gjysmë, Preteni thotë se përfitimi material i tyre është i plotë, ngase këtë e kishin planifikuar me kohë dhe vendosën të marrin vendim edhe pse të kundërligjshëm, për ngritjen e pagave, dyfishimin e tyre, e që kontot e tyre u mbushën sikur ta kishin mbaruar mandatin e plotë.

“Në paga nuk humbën sepse ja rritën vetes pagën 100% që del se për dy vjet i morën pagat sa për katër vite, kështu i morën edhe prokurorët, gjyqtarët, ministrat, zv. ministrat, këshilltar e dreqit e të birit. Edhe në këtë kohë anarkie zhvatja nuk po ndalet, në kohën e pauzës zyrtarët që dalin nga këto ndërtesa i ngjajnë turmës që dalin nga loja Real&Barcelona, dhe kjo është çudi qysh në vete se si po i nxënë kjo ndërtesë e kësaj qeverie”, tha në fund Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)