Gjithçka që duhet të dini rreth vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit

  • 20 shtator 2019 - 11:06
Gjithçka që duhet të dini rreth vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit

Me ftesë të Presidentit Hashim Thaçi, Bashkimi Europian ka dërguar një mision për vëzhgim të zgjedhjeve në Kosovë që pritet të mbahen me 6 tetor të këtij viti.

Shefe e këtij misioni do të jetë Viola von Cramon-Taubadek, e cila është edhe anëtare e Parlamentit Europian nga Gjermania.

Ekipi bazë prej nëntë analistësh arriti në Prishtinë më 7 shtator, dhe 18 vëzhgues afatgjatë u dërguan nëpër Kosovë me 15 shtator për t’i mbuluar të gjitha 38 komunat.

36 vëzhgues afatshkurtër si dhe një delegacion i anëtarëve të Parlamentit Europian dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë do t’i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve.

Gjithsej rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t’i vëzhgojnë votimet dhe procesin e numërimit me 6 tetor.

Zyra e BE-së në Kosovë, ka mbajtur sot një konferencë për media. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj konference, klikoni në linkun e mëposhtëm.

(Kosova Sot Online)