Aksident i rëndë trafiku në Podujevë, shtatë të lënduar

  • 20 September 2019 - 11:18
Aksident i rëndë trafiku në Podujevë, shtatë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Podujevë.

Për pasojë, Policia ka njoftuar se shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Personat e aksidentuar raportohet se ishin në veturën që është aksidentuar.

Ata janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“I dyshuari mashkull K/shqiptar duke ngasur automjetin është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët ishin në veturë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)