108 aktakuza për 24 orë

  • 20 September 2019 - 13:02
108 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetë (108) aktakuza kundër njëqindenjëzetekatër (124) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë shtatë (7) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve si në vijim:

1.Automjeti transportues i markës “Seat”, çelësat e automjetit, Leja e qarkullimit të automjetit, Motorsharrë e tipit STIHL 026 dhe masa drusore e llojit ahu, sasi 0.80 m³.

2. Një traktor i tipit Ferguson, rimorkio e traktorit, katër çelësat e traktorit, masa dursore e llojit ahu në sasi prej 1.50 m³, fatura origjinale për shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe

fletë përchekkëshja e datës 16 shtator.

3. Një kamion i markës MAN, çelësat e kamionit, masa drusore e llojit ahu në sasi 20m³.

4. Një automjet Ford, çelësat e automjetit, një motor sharrë, masa drusore e llojit breu 15 copa me gjatësi të ndryshme.

5. Një kombi transportues i markës Renault trafik, libreza e kombit, çelësi i automjetit, dy motor sharra të tipit STIHL, masa drusore në sasi prej 1.30m³ dhe fatura origjinale e shfrytëzimit të resurseve natyrore.

6. Një traktor i markës MASSEY Ferguson, dy çelësa të traktorit, një motor sharrë e tipit CRA dhe masa drusore në sasi prej 1.30m³.

7. Një kamion i markës VOLVO, çelësat e kamionit dhe masa drusore e llojit Breu, në sasi prej 14.00m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndara. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë shtatë (7) kërkesa për sekuestrim e mjeteve me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale “Vjedhja e pyllit”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)