Aksident i rëndë në Batllavë, ka të lënduar

  • 21 shtator 2019 - 08:07
Aksident i rëndë në Batllavë, ka të lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rrugës për në Batllavë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.

“Mund të konfirmojë se një vetëaksident ka ndodhur sonte rreth orës 22:05 afër liqenit të Batllavës ku një person ka mbetur i lënduar. Këto janë informacionet që janë deri më tani, ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes, janë parë zyrtarët policorë dhe ekipet mjekësore.

(Kosova Sot Online)