Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikas doganor, pohon Haradinaj

  • 21 September 2019 - 19:08
Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikas doganor, pohon Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një vizite që ka realizuar sot te Dheu i Bardhë.

“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka thënë kryeministri në largim.

(Kosova Sot Online)