“25 mijë euro ose do të ta vras vajzën”, kërcënon gruan bamirëse nga e cila përfitoi banesë

  • 21 shtator 2019 - 21:01
“25 mijë euro ose do të ta vras vajzën”, kërcënon gruan bamirëse nga e cila përfitoi banesë

Një grua që mblodhi para për t’ia blerë një banesë një familje skamnore, është penduar për veprën që bëri.

Kjo pasi që asaj i doli telashe me disa prej anëtarëve të familjes që i ndihmoi dhe personave të lidhur me ta.

Madje, thotë se u kërcënua me vdekje.

“Ja ki mi qitë 25 mijë euro, ja qiken ko me ta vra”, kërcënohet Merita Dragusha.

Gruaja që prej vitesh jeton në Suedi, i ra në gjurmë shantazhistit pasi kishte lënë emrin e tij në informatat e Facebookut, gabimisht. Bëhej fjalë për të dashurin e një gruaje të cilën Dragusha ia kishte blerë një banesë kohë më parë pasi ishte rast social.

Madje edhe telefonatat sipas saj ishin kryer në prani të përfitueses së banesës.

Dragusha i paraqiti që të dy në polici.

Ndërsa përfituesja e banesës mohoi të ketë bashkëpunuar me shantazhistin.

Dragusha gjithashtu premtoi se përfituesja e banesës do të dalë nga ajo banesë sepse nuk e meriton.

(Kosova Sot Online)