Zbulohet: Kështu financohen partitë, ja si i fshehin partitë milionat e nëntokës

  • 22 September 2019 - 07:33
Zbulohet: Kështu financohen partitë, ja si i fshehin partitë milionat e nëntokës

“Bandat politike që veprojnë në Kosovë kurrë nuk kanë zbardhur burimet financiare nga e kanë origjinën. Nuk e zbardhin sepse dihet se këto banda janë ngjallur nga fondet e hajnisë që vjedhin djersën e taksapaguesve dhe që burimin e kanë nga kanalet e nëntokës kriminale, përndryshe, pot ë mos ishin këto fonde të pista, do të kishin dhënë shpirt moti ky soj I bandave që quhen parti politike”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Image
Rshat Badallaj

Dështimi i zbardhjes së financave të partive politike, donatorëve të tyre të rregullt që ua financojnë fushatat zgjedhore, edhe në këto 11 vite pas shpalljes së pavarësisë, sipas analistit politik , Reshat Badallaj ka prodhuar dhe do të vazhdojë të prodhojë edhe në të ardhmen, qeveri korruptive jo transparentë dhe të lidhur këmbë e krye me krimin e organizuar dhe oligarkinë kriminale.

Analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online”, se në këtë gjysmë shtetin e Kosovës, siç thotë ai të kapur nga bandat politike, askush nuk mundë ta merr vesh burimin e financave të partive, por as prokuroria nuk merret me hetimin e tyre duke i amnistuar ato.

“Bandat politike që veprojnë në Kosovë kurrë nuk kanë zbardhur burimet financiare nga e kanë origjinën. Nuk e zbardhin sepse dihet se këto banda janë ngjallur nga fondet e hajnisë që vjedhin djersën e taksapaguesve dhe që burimin e kanë nga kanalet e nëntokës kriminale, përndryshe, pot ë mos ishin këto fonde të pista, do të kishin dhënë shpirt moti ky soj I bandave që quhen parti politike”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke analizuar fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore, madje atë hapur e pa penguar nga askush në kundërshtim me ligjin, Badallaj thotë se këto zgjedhje do t’i thyejnë të gjitha rekordet për shpenzime, pasi beteja për ta kapur shtetin është shumë e ashpër dhe ka një garë të zgjeruar të partive politike që ishin në pushtet, madje edhe janë pasuruar përmes zhvatjes së buxhetit.

"Edhe këto zgjedhje do i kushtojnë Kosovës me miliona, por që taksirati është që do bien në shpinën e popullit që do e paguajnë nga taksat e tyre, madje pa i pyetur kush, dhe krye banditët e këtyre bandave hajdute do ti rrush e kumbulla paratë e vjedhura. Prandaj unë nuk hezitoj ta them këtë të vërtetë të madhe kur me të drejtë nuk i quaj parti politike, po i quaj banda dhe krye bandit që kurrë nuk e respektojnë ligjin as Kushtetutën”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj ka thënë se përgjegjës për lejimin e abuzimit me paratë e qytetarëve në fushata zgjedhore, që paratë të shkojnë deri tek donatorët e inkriminuar të partive politike, dhe përsëri kthehen në financimin e fushatave të tyre, është drejtësia e kalbur që nuk i heton këto transaksione të dyshimta të parës.

“Politika me krimin e organizuar vazhdon të jetë e lidhur dhe ngjitur në këtë Kosovën tonë si mishi me thoin. Ndryshe unë do të pyesja se pse nuk dalin ata të sistemit të kalbur gjyqësor t´i thonë stop këtyre hajvanëve që po e shkelin ligjin dhe që tani kanë filluar të lehin edhe jashtë ligjit. Askush nuk po merret me ta sepse dihet se edhe ata të mjerët dhe qyqarët prokuror e gjyqtar janë te shitur, janë të bërë ZAP pikërisht nga këto banda kriminale të nëntokës”, ka thënë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, vetëm të pa diturit, qyqarët, naivët dhe ata që janë të shitur tek politika e kriminalizuar mundë të pohojnë se në Kosovë ka sistem funksional gjyqësor.

“Ka ligje ka Kushtetutë, derisa të njëjtat shkelen nga vetë hartuesit e tyre dhe nga ata që janë të obliguar ti zbatojnë ato. Këto janë vetëm propaganda idiotësh e vagabondësh. Në qoftë se, jo, atëherë ne duhet ti pyesim se ku janë ata që nuk veprojnë, nëse për asgjë tjetër, për shkeljen e ligjit nga këto banda kriminale që kanë filluar edhe para kohe të lehin e te rrejnë popullin, ta mashtrojnë e të shqezojnë miliona të financave nga fondet të cilave nuk ju zbulohet burimi, fonde që nuk kanë emërues tjetër veç se të grumbulluara nga krimi”, ka përfunduar Badallaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)