Ish agjenti zbardh detajet: Ja pse Thaçi po i sfidon gjermanët dhe anglezët me planin serbo-rus

  • 22 September 2019 - 07:49
Ish agjenti zbardh detajet: Ja pse Thaçi po i sfidon gjermanët dhe anglezët me planin serbo-rus

“Problemi i mundësisë të ndarjes dhe rrezikimit të territorit të Kosovës qëndron akoma pezull, pasi ne si shtet kemi armiq më shumë sesa miq, pasi edhe vet presidenti jonë Hashim Thaçi është lodër pro serbe, i zënë ngushtë nga dosjet sekrete të shërbimeve sekrete sllave, UDB-së Jugosllave dhe DB-s serbe”, tha Miftari për Kosova Sot Online”.

Image
Naim Miftari

Përkundër faktit që ka një kundërshtim të fuqishëm të aleatëve kryesor të shtetit të Kosovës, për opsionin e korrigjimit të kufijve me Serbinë në procesin e bisedimeve, pra nga ata aleatët që ndihmuan në fitoren e luftës dhe shpalljen e pavarësisë, duke lobuar edhe për fuqizimin ndërkombëtar të shtetit të ri të Kosovës përmes njohjeve të reja, ky rrezik, me këtë klase politike të përçarë e të pa bashkuar në një zë për interesin e shtetit, sipas analistëve ekziston akoma.

Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, njëherit edhe ish epror i lartë i UÇK-së, TMK-së, SHIK-ut, dhe i policisë së Kosovës pas luftës, thotë se kundërshtimi i fuqishëm është realitet që vazhdon, por rreziku me Hashim Thaçin në krye të shtetit akoma ekziston, prandaj pa e larguar atë nga procesi i bisedimeve, qoftë edhe duke e shkarkuar nga pozita, rreziku për copëtimin e Kosovës nuk është i përjashtuar.

“Problemi i mundësisë të ndarjes dhe rrezikimit të territorit të Kosovës qëndron akoma pezull, pasi ne si shtet kemi armiq më shumë sesa miq, pasi edhe vet presidenti jonë Hashim Thaçi është lodër pro serbe, i zënë ngushtë nga dosjet sekrete të shërbimeve sekrete sllave, UDB-së Jugosllave dhe DB-s serbe. Për këtë pasojë si shtet jemi në disavantazh të madh karshi Serbisë dhe propagandës së ultë anti kosovare që po e bën diplomacia serbe, e cila po arrin deri atje sa që po i blen dhjeta tërheqje të njohjeve për shtetin e Kosovës, kurse krye diplomati i Kosovës shfrytëzon pozicionin që e ka si krye diplomat i vendit për biznese të firmës të tij private”, tha Miftari për Kosova Sot Online”.

Po ashti Miftari thotë se të përçarë kanë qenë deri tani edhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, që të dy tani vetëm në detyrë.

”Kryeministri Haradinaj dhe krye parlamentari i jon Veseli harxhojnë kohë dhe luftojnë ndërmjet vetit për pushtet për partitë e tyre politike ndërsa Serbia krejt e pa penguar e pa kushtëzuar lufton kundër Kosovës, kundër pavarësisë tonë dhe përzihet edhe në politikën e dhe sigurinë e brendshme të Kosovës”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai nuk e përjashton kontributin që kanë dhënë dhe po japin shtetet e fuqishme me ndikim në Evropë dhe jashtë saj, për ruajtjen e tërësisë së pa cenuar të shtetit të Kosovës, por rreziku gjithmonë po vjen nga brenda, nga politika tradhtare dhe qeveritarë e shantazhuar që drejtojnë institucionet tona.

“Pozicioni i Kancelares gjermane Merkel, dhe shtetit anglez deri diku kanë qen pozicionime vendimtar për mos ndarjen e territorit të Kosovës, pasi dihet mirë se ideja e ndarjes është ide Serbo-Ruse të cilën e ka reklamuar, promovuar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe për ta arritur këtë qëllim ai gjithmonë e ka maskuar këtë projekt duke luajtur me fatin dhe ndjenjat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo ka qenë dhe mbetet vetëm një lojë e ndytë e të njëjtit njeri që i tradhtoj luftën e UÇK-së dhe krejt luftën e Kosovës, e pastaj edhe luftën e UÇPMB-së në Luginë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, shpëtimi i Kosovës nga pazaret e planifikuara mes Thaçit e Vuqiqit, vjen vetëm nëse pas këtyre zgjedhjeve kemi një qeveri e cila do të përbëhej nga partneriteti i madh qeverisës LDK dhe Vetëvendosje, dy subjekte politike që kundërshtuan me këmbëngulje idenë e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh, e që kanë në mbështetje edhe qëndrimin gjerman, anglez por edhe atë amerikan.

“Thaçi mundet me ra nga pozita e presidentit vetëm pas ca vjetëve me mandatin që ka, por rrëzimin e tij para kohe do ta përshpejtonte bashkimi i mundshëm i LDK-së dhe Vetëvendosjes në një koalicion qeverisës, mirëpo ky koalicion akoma mbetet me pikëpyetje të madhe sepse dihet ashiqare që ka një numër të madh njerëzish në LDK tek të cilët e ka një ndikim të vetin Hashim Thaçi. Këtë ndikim Thaçi e ka kaherë, duke hetuar rrezikun që i vinte nga LDK-ja si kundërshtar serioz politik, prandaj ai ka arritur që disa figura kyçe aty ti nënshtron nën ndikimin e tij. Ky ndikim edhe mundë ta bëjë të pa mundur bashkimin e LDK-së dhe Vetëvendosjes në një koalicion qeverisës pasi bëhet luftë për vet ekzistencën politike dhe ekzistencën fizike të Thaçit dhe të klanit Pronto. Sido qoftë koha po punën kundër këtij grupi njerëzish të shantazhuar dhe pro serbit Hashim Thaçit e disa shërbëtorëve të tij. Humbja e PDK-së do të jetë tani e pa shmangshme dhe shumë e dhimbshme, madje turpshme, e me këtë humbje shuhet edhe karriera politike e Hashim Thaçit”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)