Paralajmërimi i rëndë: Ja kush po e rrezikon falimentimin e Kosovës

  • 22 September 2019 - 08:16
Paralajmërimi i rëndë: Ja kush po e rrezikon falimentimin e Kosovës

“Theqafja e këtij pushteti po intensifikohet me veprimet joligjore të cilat e kanë karakterizuar që nga fillimi. Projektet të cilat është dashtë të realizohen më herët tani po realizohen shpejtë e shpejtë,vetëm për të shpenzuar buxhetin, shpejtësia është prodhim i djallit. Zyrtarët e thjeshtë nuk punojnë asgjë duke kalkuluar se a do të mbesin në detyre apo jo, po kalkulojnë të gjithë që nga prokurorët e deri te zyrtari i fundit, deri te ai i fotokopjeve”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Image
Hasan Preteni

Duke parë rrezikun e humbës së thellë në zgjedhjet e 6 tetorit, për shkak të qeverisjes krejtësisht të dështuar në dy vitet që kanë lënë pas, partnerët e koalicionit PAN, secili për hisen e tyre po e shfrytëzojnë këtë gjendje kaosi institucional që ta rrisin klientelën e tyre nëpërmes punësimeve për të forcuar pozitën e me vota për zgjedhje.

Reagimet e ashpra kanë filluar të vijnë për këtë mënyrë të vazhdimit të kapjes së shtetit edhe nga subjektet politike opozitare, të cilat kanë ndezur alarmin se kanë informacione shumë të besueshme për këto punësime të kundërligjshme dhe pa konkurs, pasi informatat ju shkojnë pikërisht nga institucionet dhe kompanitë publike.

Shqetësimin për këtë vazhdim të ngarkimit të administratës me klientelë politike shprehin edhe analistët politikë, sipas të cilëve ky veprim i kundërligjshëm tregon se partitë politike në Kosovë janë gati që ta falimentojnë edhe shtetin, vetëm për ta ruajtur pushtetin e tyre.

Sidoqoftë duke besuar se shumica qytetarë e ka kuptuar se këto parti kapëse të shtetit duhet të ndëshkohen, analisti, Hasan Preteni thotë se ka shpresë që me humbjen e pushtetit, kësaj radhe do të shkojnë në theqafje edhe klientelat e tyre politike që po i rehatojnë tani nëpër institucione, në funksion të forcimit të pozitës elektorale- votave.

“Theqafja e këtij pushteti po intensifikohet me veprimet joligjore të cilat e kanë karakterizuar që nga fillimi. Projektet të cilat është dashtë të realizohen më herët tani po realizohen shpejtë e shpejtë,vetëm për të shpenzuar buxhetin, shpejtësia është prodhim i djallit. Zyrtarët e thjeshtë nuk punojnë asgjë duke kalkuluar se a do të mbesin në detyre apo jo, po kalkulojnë të gjithë që nga prokurorët e deri te zyrtari i fundit, ai i fotokopjeve. Përçarjet e tyre tani në fund kanë filluar të dalin në shesh, ishin që nga fillimi por "marrëveshja" për të gllabëruar dhe ndarë postet ishte ajo që i heshti të gjithë.”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë së ne fillim të mandatit të PAN-it gjithçka është dukur se po funksionon mirë sepse në ndarjen e posteve deri në nivel departamenti, për ndarjen e tenderëve dhe interesave tjerë ishin bashkë.

“Pasiguria e tyre me përfundimin e mandatit po i shpalos të gjitha të zezat dhe të bërat e tyre, populli thotë: "Mos e vet se të kallxon vetë" Prandaj qeveria e re duhet të filloi punën duke e angazhuar edhe zyrën e Auditorit Kombëtare për ti audituar të gjitha institucionet qendrore dhe Ndërmarrjet Publike në nivelin qendror, për të zbuluar të gjitha abuzimet që mundë të jenë bërë nga kjo qeveri në ikje”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)