‘Keqpërdori Adem Jasharin’, Behgjet Pacollit i vije goditja e rëndë

  • 22 September 2019 - 12:57
 ‘Keqpërdori Adem Jasharin’, Behgjet Pacollit i vije goditja e rëndë

“Ky i pafytyrë nuk duhet assesi të bëjë pazare me këtë emër të shenjët të kombit, Adem Jasharin”, tha Badallaj për "Kosova Sot Online.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se ju kanë bashkuar disa të ‘afërm’ të Komandantit Legjendar, heroit të kombit Adem Jashari.

Image
Reshat Badallaj

Sipas analistëve, një njeri i tillë që i ka shkaktuar kaq dëme Kosovës, servil i Hashim Thaçit, siç është Pacolli, si dhe avokatët e tipit të Hasan Jasharit, që bëjnë pazare me sistemin e drejtësisë, janë kancer i kësaj shoqërie dhe institucioneve, pasiqë të tillët jo vetëm që nuk punojnë për qytetarët, por shkatërrojnë çdo gjë për interesa të nëntokës kriminale.

Analistët politikë akuzojnë Behgjet Pacollin se po bënë pazare me emrin e Adem Jasharit, duke e keqpërdorur emrin e tij për pazaret që i ka bërë me avokatin e shumëpërfolur për skandale të mëdha dhe pazare në gjyqësorin e Kosovës, Hasan Jasharin dhe vëllaun e tij, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj.

Analisti politik, Rashat Badallaj për "Kosova Sot Online" tha se Behgjet Pacolli është një gjysmanalfabet dhe me mish e me shpirt pro-serb e pro-rus, që sipas Badallajt, duhet t´i vije turp të përmend emrin e komandantit legjendar, Adem Shaban Jasharit.

"Dihet botërisht se Behgjet zeza ka thënë në prehrin e kasapit të Ballkanit dhe të Evropës, Slobodan Millosheviqit."Kosova në moze bez Serbije ", prandaj ky surrat dhe ky i pafytyrë nuk duhet assesi të bëjë pazare me këtë emër të shenjët të kombit. Personalisht për mua nuk është interesant kur ndalem dhe e mendoj se i Madhi Sami Frasheri ku thotë: "Mos e shikjoni se çka po thotë, por shikone kush po e thotë", ka thënë Badallaj për "Kosova Sot Online.

Sipas tij, Behgjet Pacolli e ka humbur rrugën ne oborr.

"Prandaj edhe këta kryebanditët e bandave politike e kanë bërë Lolo për interesa të tyre personale. Kjo është vetëtuar shumë me lloj-lloj qyrraveca. Njeriu duhet t´ia di hallin vetës dhe duhet të di se a ka të drejtë morale për çdo gjë, prandaj ky nuk ka kurrfarë morali të përmend dhe të zë n´gojë emrin e komandantit legjendar dhe familjes së tyre që e kanë mbushur livadhet me kufoma të vrara e të prera nga pushkaxhinjt serbin dhe mercenaret rus dihet se kur u be masakra në familjen Jashari ", tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Tutje, ai thotë se Behgjet Pacolli ka bërë shëtitje nëpër Beograd e Moskë me Millosheviqn e Jelcinin.

"Faj të madh në këtë fushë dhe në këtë pazar me së shumti kanë kryebanditet e majave dhe bandave politike, që dikush këta kryebanditë i quan kryetar parti, sepse kur është në pyetje hajnia, kur është në pyetje pushteti vrapojnë pas këtij matrapazi, puna e parave dhe për asgjë tjetër. A e dini se përse po e them këtë, se kanë faj këta kryebanditë që i bëjnë strehë këtij karafili serbo-rus, Pacollit", shtoi Badallaj.

"Kushtetuta, të gjithë japin dorëheqje, kur dihet se në Kosovë sa afera e skandale kanë ndodhur dhe lëre që nuk japin dorëheqje dhe nuk burgosen por këta as që skuqen fare. Shikoni se çka i bënë sistemit të kalbur gjyqësor si e kanë bërë ZAP dhe nuk guxon askush të bëj as "gek e as mek", sepse janë banda të kanaleve të nëntokës kriminale", tha tutje Badallaj për "Kosova Sot Online".

Për fund, Badallaj ka thënë se politikanëve kosovarë duhet t’u ndalohet përmendja e emrit të Adem Jasharit.

"Ministri morri dhe më thoni se në cilën vend të botës ndodhet kjo përpos në Kosovë, askund, sepse në Kosovë nuk respektohet ligji dhe nuk fol as Kushtetuta por folin bandat kriminale. Do te thoja se Pacolli dhe te gjithë ata langonjtë e peshave të rënda të majave të shtetit duhet ndaluar rreptësisht të përmendin emrin e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij për pazare dhe interesa te tyre personale", përfundoi Badallaj për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)