Kërkohet urgjentisht arrestimi i Shpend Ahmetit me kompani, ja arsyeja!

  • 22 September 2019 - 16:06
Kërkohet urgjentisht arrestimi i Shpend Ahmetit me kompani, ja arsyeja!

”Deklarata e Agim Bahtirit,është vetëm njëra nga mënyrat se si po zbardhen në vijimësi, pazaret e pista te Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit, dhe siç i akuzoi Bahtiri,kjo është dëshmi e bashkëpunimit dhe pazareve te Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale”, tha analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”

Pas denoncimit publik, që Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri bëri kundër Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt me shokët e tyre, për lidhjet e dyshimta me biznese të fuqishme të oligarkëve të inkriminuar, analistët politikë kërkojnë veprimin e organeve të zbatimit të ligjit, pasi sipas tyre faktet po dalin në shesh, njerëzit po flasin.

Image
Gani Qarri

“Lidhjet e pa ndërprera të kapove partiak me mafio oligarkët, nuk kanë të ndalur. Madje shihet se,sidomos në para fushata dhe prag fushatash zgjedhore, ato intensifikohen dhe forcohen edhe më tepër, nëpër bodrume dhe prapaskena, e dëshmoi këto ditë Agim Bahtiri kryetar i Mitrovicës. Bahtiri, i cili së fundmi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, zbardhi publikisht takimet e fshehura të kandidatit për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj nëpër bodrume,me biznesmenë të fuqishëm. Për të qenë dëshmia edhe më bindëse, ai shtoi se ishte vet prezent, kur u zhvilluan këto takime prapa perdeve, në të cilat sipas tij, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati”, tha analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Analisti Qarri thotë se me të drejtë tani duhet të besohet në atë që e thotë Agim Bahtiri, i bindur për Molliqajn dhe Shpend Ahmetin se ata kanë qenë edhe në qeverisje vetëm formalisht, vetëm se kanë qëndruar prapa perdeve, por dikush tjetër e ka dirigjuar dhe e dirigjon qeverisjen e tyre.

“Deklarata e Agim Bahtirit,është vetëm njëra nga mënyrat se si po zbardhen në vijimësi, pazaret e pista te Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit, dhe siç i akuzoi Bahtiri, kjo është dëshmi e bashkëpunimit dhe pazareve te Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale. Ndaj si për këtë edhe për raste të tjera e të ngjashme, prokuroria e shtetit, duhet te zhvillojë hetimet se kush janë biznesmenët e përmendur,dhe zbardhë faktin se a janë përsëri Devollët ata që qëndrojnë prapa Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut dhe Dardan Molliqajt”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)